• |
ide | kryesore

Kërcënoi biznesmenin për një tender, arrestohet Luis Konomi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Konomi



Është arrestuar nga policia Luis Konomi, një personat që kërcënoi me jetë biznesmenin e Cërrikut, Eral Myftaraj, për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi në Bashkinë e Tiranës.

Sipas asaj që raporton Tv Klan, Konomi ka qenë së bashku me Ramazan Rrajën, i cili u arrestua te ura e Gjolës në Fushë Krujë. Në fillim u tha se rraja ka qenë i vetëm në makinë, por mesa duket dy të kërkuarit nga policia kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Luis Konomi së bashku me Edmir Bocin, kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj me jetën e djalit të tij për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin në tender.

Në dëshminë e tij, biznesmeni rrëfeu se fillimisht ka qenë konkurrenti i tij, Shaqir Alcani dhe i biri, që i kanë kërkuar të tërhiqej nga tenderi. Me ta ai pohon se ka pasur njohje shkak të biznesit në të njëjtën fushë. Më pas tha se në lojë hynë Konomi dhe Boci që i kanë kërkuar takim në një kafe në Tiranë duke i bërë presion. Ata arritën derisa ta kërcënonin me jetën e djalit duke bërë që biznesmeni të paraqitet në polici.

Ndërsa Ramazan Rraja ishte në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumit të Shijakut ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku. Mediat thanë se në makinën e Rrajës u gjet edhe një pistoletë. Ai është nip i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *