• |
ide | kryesore

Napoli del i dërrmuar nga Champions: Politano, Mario Rui e Rrahmani humbasin ndeshjen me Juventus

-Instant, Sport
Rrahmani



Napoli del i dërrmuar nga sfida e Champions League, ku u eliminua nga duart e Milan. Në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Juventus, Luciano Spalletti humb tre lojtarë themelorë. Mario Rui, Politano dhe Rrahmani, të gjithë u larguan para kohe në ndeshjen e luajtur në Maradona. Mbrojtësi portugez iu nënshtrua testeve të cilat evidentuan një shembje të kokës të fibulës së djathtë. Edhe sulmuesi iu nënshtrua kontrolleve të nevojshme, të cilat zbuluan një ndrydhje të shkallës së parë të kaviljes së majtë. Për mbrojtësin kosovar, ndërkohë, një ndrydhje e lehtë e kaviljes së djathtë.

Pas eliminimit nga Champions League, Napoli iu rikthye menjëherë punës për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Juventus në Torino. Siç është komunikuar nga klubi i kaltër, titullarët në Champions punuan lehtë në fushë dhe në palestër. Lojtarët e tjerët të organikës, pas një faze fillestare aktivizimi, punuan me ndryshimin e drejtimit me goditje në portë. Gjithcka u mbyll me një ndeshje kontrolli në fushë të reduktuar. Simeone punoi individualisht në fushë kështu që Cholito do të mungojë edhe kundër bardhezinjve.

Lexo më tej: Video/ Dy penallti të humbura në Maradona, krizë e thellë e Chelsea: Milan e Real në gjysëmfinale

Politano dhe Mario Rui u larguan të dy në minutën e 34′ të pjesës së parë kundër Milan. Ndërsa Rrahmani duhej të ngrinte flamurin e bardhë pak para gjysmë ore lojë në pjesën e dytë. Pritet një ndalesë e gjatë për dy të parët. Kosovari nga ana tjetër duhet të rikuperohet shpejt për të dhënë kontributin e tij të vyer në finalen e kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *