• |
ide | kryesore

Shawn dhe Camila, bashkë përpara puthjes virale në Coachella

Paparazzi, Slider



A mund të jetë vera e dashurisë për Shawn Mendes dhe Camila Cabello? Gjatë fundjavës, fansat u tronditën kur panë këngëtaret e “Senorita” duke u puthur në Festivalin e Muzikës Coachella Valley, pothuajse dy vjet pasi ata njoftuan fundin e lidhjes së tyre.

Sipas një burimi, dyshja kanë kaluar kohë së bashku përpara momentit të tyre viral. “Camila dhe Shawn po flisnin dhe kalonin kohë së bashku për muaj të tërë para Coachella-s”, tha burimi për ET. “Ata e dinin që të dy do shkonin në Coachella dhe kishin plane të takoheshin dhe të dilnin . Thjesht po argëtoheshin. Ka ende një kimi të pamohueshme mes të dyve dhe të gjithë rreth tyre mund ta ndiejnë atë.Kanë patur gjithmonë shumë dashuri për njëri-tjetrin, edhe kur ishin të ndarë. Ende kujdesen për njëri-tjetrin.”

Puthja vjen disa javë pasi Mendes mbylli çdo spekulim se ai po takohej me këngëtaren e popit Sabrina Carpenter. Gjatë një interviste për Bulevardin RTL, këngëtari i “Mercy” po promovonte bashkëpunimin e tij të fundit me Tommy Hilfiger kur u pyet për marrëdhënien e tij me Sabrina-n. “Ne nuk po takohemi,” i tha ao publikimit. “Por unë mendoj se duhet të flasim për Tommy Hilfiger ndoshta më shumë se Sabrina. Por faleminderit.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *