• |
ide | kryesore

Kush po luan me shkrepse

-Instant, 1, Ide, Lajme
andi bushati



Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepse, duke gjëmuar për domosdoshmërinë e rinovimit të opozitës, në terren ndodh e kundërta, punohet sistematikisht për asgjesimin e saj. Ajo që ngjau të mërkurën është përtej kufirit të çdo imagjinate. KAS, i njohur si Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, mori vendim se Sali Berisha nuk ka të drejtë të jetë kryetar i koalicionit që ai drejton, “Bashkë fitojmë”. Ndonëse anëtarët e këtij koalicioni e dërguan edhe me shkrim vullnetin e tyre se kë kishin zgjedhur për prijës, vendimi u shpall se ky rol i takonte Ilir Metës. 

LEXO MË TEJ:

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

Kjo i ngjan atyre anekdodave të kohës së komunizmit, kur nëse dikush kishte rënë në dashuri dhe kërkonte të martohej, lagjja e pranonte, po i jepte një burrë tjetër. Ndyshimi është se fatkeqin e athershën e kishte shpallur me biografi të errët partia, ndërsa këtë të tanishmin Amerika.

Për tu bërë më seriozë, ndonëse në këto kushte është pothuajse e pamundur, vendimi i djeshëm spjegohet lehtë. Edi Rama dhe palaçot që ai ka emëruar si opozitarë, kanë nisur fushatën nën pretendimin se Sali Berisha po shpie votat e demokratëve tek një njeri që i ka tradhëtuar disa herë këta të fundit. Dhe për këtë qëllim politik KAS u investua që në fletën e votimit të shkruhet emri i Metës, me shpresën se në 14 maj dikush do bjerë pre e kësaj propagande banale. Pra arbitrat e zgjedhjeve u sollën thjeshtë si zara të interesave meskine të kryeministrit.

Vendimi qesharak/ Minoranca Alibeaj do konkurrojë si PD 

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. I gjithë sistemi po sillet po njësoj. Fillimisht gjykata e apelit e Tiranës, me një vendim të paprecedent, duke pranuar si palë në gjykim, Alibeajn, që nuk qe i tillë, vendosi ti marrë vulën Berishës. Kështu u vendos se PD i takonte Lulzim Bashës pasi ky qe ende i regjistruar në gjykatë si kryetar. Por Basha ishte zhdukur dhe gjithë dynjaja e dinte se qe dorëhequr para një viti. Për këtë u shpik një letër e fallcifikuar, sikur që në mars 2022, Basha e kishte ditur se presidenti Begaj (athere nuk qe emeruar ende) do shpallte zgjedhje lokale këtë 14 maj. Ai mandatoi Alibeajn. Dhe në bazë të kësaj paçavureje gjithë sistemi vendosi se PD i takonte Enkelejdit, si trashigimtar i Lulit. 

Por ndonëse u bë parti me vulë, qesharak në maksimum, Alibeaj nuk e luajti dot rolin e opozitës fallco që prish punë. Ai dështoi të nxirte kandidatë në mbi ⅔ e bashkive ku duhet të konkuronte. Prandaj, atij iu ngarkua një detyrë edhe më turpëruese. Të ankimohej në KAS. Pra ndonëse i kishin dhënë vulën e partisë, ku dihej botërisht se shumicë qe Berisha, ai nuk duhet ta lejonte këtë të fundit të qe as prijës i koalicionit të ri që themeloi me Metën. Alibeaj  u bind dhe “arbitrat” e zgjedhjeve e vendosën.

Kjo kronologji e shkurtër manipulimi sistematik, nuk ka për qëllim të argumentojë një të vërtetë që e di gjithkush, atë të dënimit me vdekje të opozitës. Ajo nuk tenton as të nxjerrë në pah çmendurinë e një gare, ku Edi Rama bën fushatë me gojë dhe me spote kundër Saliut dhe Ilirit, kurse në letra, me financim, komisionerë dhe kohë televizive ka caktuar për rival “fake” Enkeleijdin. Ajo nuk synon as të bindë ndokënd se të gjitha trupat e ndërmjetëm, që duhet të qenë të barazlarguar në zgjedhje, janë shndërruar në vegla të një njeriu të vetëm.

Këtu ka një problem më të madh, etik dhe moral. Sepse në një kohë që sistemi punon si sahat svicerian për të asgjesuar çdo kundërshtar real të regjimit, ne kemi intelektualë që kanë luksin të luajnë me shkrepse-, për të perifrazuar një varg të famshëm të Prevert-, duke predikuar se problemi më i madh i vendit është rinovimi i opozitës, pa u merakosur se kështu po kontribuojnë për ti vënë flakën demokracicë. 

Duhen hapur sytë, ky mekanizëm vrastar që është konsoliduar, nuk ka qëllim të asgjesojë vetëm politikanin non grata, apo atë të kapur me bllok në dorë, por edhe Arlind Qorin, Endri Shabanin, madje dhe Bashën apo Alibeajn, nëse këta do të vendosnin një ditë të ishin kundërshtarë të vërtetë.

Kjo bandë KASistësh, që ka zaptuar çdo institucion, kur e bën njëherë, është në gjendje ta shkelë ligjin në çdo rast që ia kërkon Edi Rama. Ata janë të pa ndjeshëm ndaj moralitetit, të lartë apo të ulët të viktimës. Ata janë thjeshtë të verbër karshi padronit. 

Prandaj, problemi kryesor në Shqipëri nuk është rinovimi i opozitës, por denoncimi intelektual dhe veprimi praktik kundër kësaj bande. Nëse këtë tabor nuk do e shqetësonin të vjetrit, të konsumuarit, të delegjitimuarit, Berisha dhe Meta, ata nuk do do zhysnin llërët në krim, për ti penguar me çdo lloj çmimi. 

Puna prioritare është të frenohen këta vrasës me pagesë shtetërore. Të kthehet barazia para ligjit për këdo, madje dhe për ata që ne i dyshojmë si të pa ndershëm e fajtorë. Ky qëndrim do të thotë të jesh i pastër moralisht dhe koherent intelektualisht. Ndërsa, mes kësaj katrahure, të kërkosh gjilpërën në kashtë, nuk bën gjë tjetër veçse luan me shkrepse, pa pasur gajle se shkrumbon gjithçka. 

Këtë rol ka marrë përsipër shumëkush që gdhihet dhe ngryset me shqetësimin për pastërtinë e opozitës. E nëse rryma e tyre fiton, nuk do jetë çudi, ti shohim si normalitet ngjarje që ende sot na duken absurde, kur ti vendos të bësh parti, po kryetarin ta cakton shteti. Madje, madje ka rrezik nuk do të qeshim më as me anekdodat e asaj kohe, kur se me kë do martoheshe e vendose lagjja.

©Lapsi.al



41 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Me shkrepse luajnë budallenjtë rilindas, që nuk e kuptojnë se nqs nuk do të ketë zgjedhje të lira, gjë që e dimë të gjithë se nuk do të ketë, Berisha, Meta dhe shumë të tjerë që e kuptojnë qartë se në Shqipëri po insatalohet një diktaturë edhe pse qesharake, dhe për të mos lejuar këtë ka vetëm një rrugë:

    PËRMBYSJA ME DHUNË E RILINDJES!

    1. Sakte! Prandaj sot e kesaj dite eshte pa pergjigje pyetja – Cfar do te behet nese do vidhen (qe do vidhen) zgjedhjet? Mendoj se si Berisha ashtu edhe Meta e dine shume mire situaten.

      Eshte edhe nje ceshtje tjeter shume e madhe qe kerkon pergjigje – faktori negativ nderkombetar, pa te cilin Rama me shoke do i kishin dhene kembes me kohe. Kujto se Evropa dhe Amerika jane teresisht te kapur nga forcat e zeza anti-njerzore, me te poshtrat qe kane ardhur ndonjehere ne historine e njerzimit.

    2. Bushati kujton se shteti duhet të funksionojë me “imagjinata” mediatike.
      Sipas tij paskej qenë “jashtë çdo imagjinate” që KAS të hiqte emrin e Berishës si lider i opozitës në këto zgjedhje.
      Puna është se të katër antarët e KAS që morën ate vendim, nuk janë gazetarë që mund të veprojnë me “imagjinata” por janë të detyruar si juristë të shkojnë në rrjedhën e ligjeve, paçka se Rama ka lozur me ligjet siç i ka dashur qejfi.
      Në fakt do të kishte qenë jashtë “imagjinatës” që të ndodhte e kundërta, që Berisha të njihej nga KAS si “shef” i Metës, ama tashmë dihet nga të gjithë se PD e foltoreve , ndonëse kjartazi është grupimi më i madh opozitar, për shkak se Berishës i është hequr e drejta e lidershipit me vendim të gjykatës së apelit, pjesa më e madhe e kësaj partie është futur nën ombrellën e Likes, Ndokës e të partisë së minoritetit grek.

  2. “….ndersa kete te tanishmin, Amerika” hahahahahahahhaahah
    Bravo Bushat! Po do te ishte me e sakte ta fusje ne thonjeza fjalen “Amerika”, se ne fakt e ka shpallur klani S0ros, Blinken, Kim!

  3. Nuk ka Drejtësi të re, por të superpolitizuar, të ndikuar nga qeveria dhe ata që e financuan një gjoja reformë, por unike në botë për sistemin e saj.

    Ky fenomen po shfaqet cdo ditë dhe në cdo hallke të saj, ndaj reformat bazuar në projektet e OJQ – ve janë dështim, zhgënjim dhe tallje me Shqipërinë e shqiptaret.

    Tom Doshin, nje biznesmen me non gratan stamposur dhe partinë e tij, Rama jo vetem e njeh, madje e ka aleat në Parlament, në fushata elektorale, etj, por asnjë ze nuk vjen nga përtej Atllantikut për këtë.

    Po keshtu edhe për Dakon e Durrësit.
    Kurse i vetmi “non grata”, ish i përzgjedhuri i SHBA për vite me radhë si aleat i rëndësishëm, Berisha, ndonëse i mbështetur gjerësisht nga demokratët, po mbahet në grykë të topit edhe për gjëra që ia lejon ligji shqiptar.

    Shumë standarde, shumë intriga dhe aspak ligjshmëri.
    Ky ishte fundi i Drejtësisë së “reformuar”.

  4. Rama gjithe mllefin dhe urrejtjen nuk e ka aspak me Berishen, por e ka me popullin opozitar qe

    perben te pakten gjysmen e popullsise se Shqiperise. Duke e lene dhunshem pa perfaqesim , e

    ka me te lehte ta shtyp, ta varferoje, ta perdore ligjin si kamzhik dhe t’ia beje jeten te padurueshme

    ne Shqiperi e ta zboje nga atedheu i vet. Nga ata 900 mije shqiptar qe kane ikur keto 10 vjet

    90 perqind i perkasin popullit opozitar. Se perse do te ike nje socialist kur eshte me te gjithe familjen

    ne pune, ne administrate ku korret paraja ? Ikin demokratet dhe bijte e bijat e tyre qe puna per ta

    eshte molle e ndaluar, qe kane shtetin, policine, administraten, drejtesine kunder. Ligji, maliqi, padrejtesia

    burgu, gjobat , menjanimi , shkelja e te drejtave jane “dhuratat” e perditshme qe u vijne nga

    pushteti rilindas. Rriten pagat ne administrate, po kush eshte ne administraten e trefishuar. A

    mos jane opozitaret? Asnje. Jane socialistet. Dhe ku i marrin parate ? Nga taksat e opozitareve.

    Prandaj populli opozitar nese nuk desheron te zhduket nga Shqiperia dhe tua lene atedheun e te

    pareve larove ne pushtet, duhet te ngrihen sic ngrihen gjitha ata qe e duan lirine, atedheun e

    familjen mbi cdo gje.

  5. Vezhgim i sakte Andi! Ata vezhgues qe rrine ulur ne karrige dhe vendosin se “Berishes e Metes i ka ikur koha, se jane te korruptuar, etj…” nuk jane me kembe ne toke. Ata nuk e kuptojne se te rinjte parimor nuk i le njeri te ngrejne koke, i shkelin me kembe. Prandaj tani per tani opozita me e pranueshme (dhe me praktike) eshte Berisha-Meta, megjith problemet e shkuara qe kane qe te dy. Pastaj sikur i kane ardhur pak mendt qe te dyve, sadopak … Tek e fundit kur s’ke pulen do hash sorren!

    Aq me keq kur keta “intelektuale” i vendosin te gjithe bashke ne trinomin Berisha = Meta = Rama! Gabim i madh (i qellimshem apo idiotesk)! Thjesht con uje ne pusin e Rames.

    Ceshtjet jane te dyja te rendesishme:
    – Rinovimi e forcimi i opozites.
    – Suksesi i opozites ekzistuese ne zgjedhje e me tej. Shtetit kriminel i sotem i ka kapur te gjitha, ndoshta pervec Federates Shqiptare te Futbollit.

    Sa per shkrepset nese intelektualet e bejne nga nje naivitet dhe mosnjohje e realiteti, keta te bandes se Rames nuk pyesin. Ne fund te fundit do perdorin taktiken e tokes se djegur – nese humbin i vene flaken te gjithave, komplet!! Edhe e diskuton??!!

    *P.S. A ka mundesi qe ai autori tjeter i majte (me mbiemer Kajsiu) te shkruaje diku tjeter? Lapsi tashme eshte shnderruar ne nje platforme te mirfillte opozitare dhe tipa te tille shumngjyresh e ulin figuren tuaj. Ju ruajt Zoti cuna e goca!

  6. Berisha e solli vehte ne kete gjendje PD.
    Te njejtat fjale ke thene Bushat kur solli Lulin pa asnje konkurence ne krye te PD.
    Vehte Saliu rrinte ne hije si shqarthi se e dinte punene amerikes.
    Vitet kaluan dhe pastaj xhaja u kujtua per Ramen.
    Eshte vone Bushat,vehte e ndertuam kete lloj shteti qe as vehte nuk e di se cafre ben.
    Te vjellesh eshte pak.
    Saliu e meriton nje ndeshkim per gjendjen qe krijoi.
    Askush nuk e beson.

    1. o ÇUN, ËSHTË ÇËSHTJE E TË GJITHË SHQIPTARËVE TË NDERSHËM, jo e Saliut, saliu edhe 5 vjet jetë politike mund të ketë, Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët prej këtyre pushtuesve neokomunistë të pashpirt.

      1. Konkretisht cfar zgjidhje jep? Konkretisht!

        Te thuash se “o ÇUN, ËSHTË ÇËSHTJE E TË GJITHË SHQIPTARËVE TË NDERSHËM, jo e Saliut, ” eshte te flasesh ne ajer, pallavra. Konretisht si duhen zgjidhur punet?

  7. Edhe une si “klient” i perhershem i Lapsit te cilen e vleresoi shume per qendrimet parimore

    ne interes te publikut, solidarizohem me Mirin e ores 18.19 kur sugjeron qe Kajsite nuk e kane

    vendin tek ky portal. Le te shkoje Kajsiu tek sivellezrit e tij te paguar nga Rama, tek Tema e

    merove, frrokeve,sokolballeve, karlobolineve, minxhozeve, lorencvangjeleve,dritanhileve. Sigurisht

    eshte e drejta Juaj ti publikoni shkrimet e tij te porositura nga rilindja, por besoj se me klikimet

    e me simpatine tone per kete portal kemi fituar te drejten e ketij sugjerimi. Respekte.

    1. Këtë mendësi të injorimit tërësor e ndalimit të dhunshëm të mendimit ndryshe, e ka me tepri Rama.
      Nuk pajtohem edhe unë me disa mendime të Kajsiut, por është e marrëzishme të kërkosh bojkotimin e mendimit ndryshe.
      Nuk pajtohem edhe me disa mendime të shprehura nga Z.Bushati, drejtues i këtij portali, por e ndjek më shumë se cilëndo media tjetër këtë portal, sepse lejon shfaqjen e mendimit ndryshe si tek autorët e shkrimeve, ashtu edhe komentuesit anonimë.
      E vetmja gjë që e kundërshtoj me forcë tek Lapsi, është liria abuzive e përdorimit të këtij portali nga komentues të niveleve të ulta intelektuale e të kulturës e traditës së moralit shqiptar, për të përdorur një fjalor të ndyrë banal seksist, për cilindo qoftë, edhe për ata politikanë që e meritojnë ndëshkimin nga drejtësia.
      Nëse nuk e ke aftësinë inteligjente për të debatuar me dikë për cilindo problem, përse duhet ta shash si rrugaç me një lum fjalësh banale, kur fare shkurt e kjartë mund të shkruash se nuk jam dakord me këtë që po lexoj këtu ?

      1. Sejcilit duhet t’i japësh përgjigjen sipas komentit, nqs komenti ka logjikë fakte e argumente, ashtu duhet me ju përgjigjën, por nqs komentuesi apo autori i shkrimit i qëndron klishetë se fajin e ka Saliu, është budalleki t’i përgjigjesh me argumente, sepse është idiot, nuk e kupton argumentin, prandaj të sharë, më të fëlliqur në e ka shumë pak, po të kisha mundësi do t’i hiqja një dru, se vetëm atë gjuhë njohin

  8. Brilant e i sakte artikull.

    KAS nje guerrilje e turpshme e mazhorances.

    Turpi i ndjekte gjithe jeten edhe ate qe me votat e PD u zgjodh aty.

  9. Bushat ,mos bej sikur nuk kupton dhe tu hedhesh hi syve lexuesve,pasi ti e di mire qe vendimi i KAS it eshte i mbeshtetur ne ligj e sipas ligjit i takon te vihet emri i Metes,pasi Berisha nuk ka parti,keshtuqe vetem ne rast se Berisha behet anetar i partise se lirise,atehere mund te shkruhet emri i tij dhe ne e dime qe Berisha u fut nen çadren e Metes pikerisht se nuk ka parti…

    1. Ironia është qe shumë prej atyre qe shkojnë si dallkauker mbrapa Saliut, te shajnë “komunist” po shave Saliun, edhe pse nuk ke qenë asnjehere komunist. Ti mbase nuk e ke votuar asnjehere PS-ne, (as Saliun ama), dhe ndoshta nuk voton as per Ramën. Ama, je komunist. Pyetje: Sa i trashë duhet te jesh të shkosh mbrapa Saliut? Pergjigje: Nuk ka meter qe ta masë trashesinë. Ndersa per Metën, pyetja është se sa i ndyrë duhet të jesh të shkosh mbrapa Metës. Per Ramën: “Sa fatkeq duhet të jesh të shkosh mbrapa Ramës?” Pergjigje: “Aq fatkeq sa të kesh Saliun dhe Metën ne opozitë.” Oh, se harrova Aldo Bumçin – kampioni i gomereve të Salës. Aldo Bumçin e sfidon vetem Nard Ndoka. Do thoni ju që është edhe Nul Noka. Po është edhe ai, por ai është vetem idiot. Këta të dy janë idiotë me permasa biblike,don Kishoti ju dorzua Sanco Pancos kjo eshte e verteta o bushat qe i mban me gajret cecenet shpellkare te foltores

      1. O kar, dil ti kunder rames, mblidh aq njerez sa mbledh Saliu, dhe do te vij pas teje e kushdo tjet;r q; ka fuqin; t; p;rmbys; kete monster qe po ringjall enver halene, por ne versionin e langaraqit,

  10. P O LEXOJ KETE PELLITJEN E ORES21,20,HUMBUR EMER I VAZHDUESHEM NE KOMENTET MONOTONE ME PERMBAJTJE ANTI BERISHE DERI NE PALCE,POR ANTI PD IST I THEKUR TAMAM BIRE KURVI. POR EDHE NESE SKE QENE ME TESERE PARTIE, TI O ZUZAR, JE BRENDA KODOSHEVE ME LIBER SHTEPIE. PERDREDHJA E MENDIMEVE, PER TE BERE TE BESUWSHEM ATE HELM QE E PRODHON NE CDO KOMENT, ESHTE VERTETESIA TENDE I IDEOLOGJISE SE GJERIZIT RILINDAS, TE USHQYER E KURDISUR SOT SI PATRONAZHISTE. E NJERI NGA KETO ZUZARE JE TI, FYTYRA TENDEE ZGJEBOSUR ME MASKE EUROPIANE,POR NE BRENDESI KENI DHEMBET E CAKALLIT.TI OR ZARBO,I ARDHUR NGA BAJGA E GJOLI, OFENDON MBI 700000 VOTUES DEMOKRATE, E I JEP KOMPETENCE VEHTES TE THUASH SE BERISHA SKA PARTI, PO KUSH NA QENKA PARTIA,, AJO ME RROGETARET E RAMES, ATA QE EMEROJNE OPOZITEN, KU BENVAKI, E KU NDODH QE NE NJE SHTET DEMOKRATIK TI MOHOHET E DREJTA SHUMICWS. PO KAQE HAPUR E MONSTRUOZE INIORE QELBESIRA, KAQE SHUME E VLERWSONI VEHTEN ME TE TILLA MANOVRA ANTI DEMOKRATIKE E NJEREZORE, E KINI KURAJO TE BENI MOHIMIN.PRANDAJ STIGMATIZI.I TUAJ WSHTE I PERDITSHEM NDAJ JUSH O KODOSHE SEPSE SKA ILAC E DREJTESI QE JU TE SHKONI SIPAS RRJEDHES POPULLORE, POR SHKONI SIPAS RRUGES QORRE, ANDAJ JENI ,APO BENI SIKUR JENI KAQ TRIMA ME VOKOBOLRIN DREDHUES MASHTRUES.RRACE BATAKCIJSH, TURPI KOMBIT.

  11. Njerez refuzoheni Berishizmin! Njerez refuzoheni kete klase politike te koroptuar! Njerez besoni te realiteti qe keni ne familjen tuaj dhe jo ne pseudorealitetin qe ju ja servirin si shpetim! Njerez klasa politike dhe oligarket kane interesa te perbashketa, ata financojne dhe propoganden qe tju skallaverojne me shume! Ne qofte se e ndjeni qe SHBA eshte e njejte me Enverizim sipas Andit nuk e meritoni lirini e demokracine por kete klase politike,qe rrenjet i ka te Enverizmi e trungu e gjethet te pasuria personale.

  12. Une si qindramijera njerez qe shikojne ndryshimin tek opozita nuk eshte se presim cudira apo

    se do hame me luge floriri. Nuk presim se cfare do beje opozita, por ne radhe te pare cfare nuk

    do beje opozita. Dhe per te mos bere nuk duhen as fonde, as tendera, as mjete, duhet vetem te

    jene njerez, te mos jene dashakeqe, te mos e urrejne popullin sic e urren kjo qeveri.

    Dhe ja cfare une pres nga opozita :

    1- Te mos vjedhin financat e pronat publike.
    2.-Te mos shkelin lirite e te drejtat e qytetareve
    3.Te mos hedhin gaz lotsjelles ne 5 te mengjesit dhe me pas tua rrenoje banesat qytetareve.
    4.Te mos mbushin burgjet me qytetare per kundravajtje civile
    5,Te mos e perdorin ligjin si kamzhik ndaj te papreferuarve te pushtetit.
    6.Te mos hartojne e zbatojne politika per shpopullimin e Shqiperise me qellim zevendsimin e
    popullit shqiptar me punetore e familje nga Azia.
    7.Te mos ndjeke politike diskriminuese me baze krahinore ne shperndarjen e fondeve e ne
    punesim
    8. Te mos beje miq armiqte e Kosoves dhe te Shqiperise ne dem te tyre.
    9.Te mos korruptoje mediat per te dezinformuar opinionin publik
    10.Te mos korruptoje ambasadore, zyrtare te larte te huaj, FBI-sa per te asgjesuar opoziten
    me qellim qe te asgjesoje popullin opozitar.

    Vete Zoti ne dhjete urdherat e tij nuk e permend fjalen beje sepse njeriu ndoshta nuk mund
    ta beje ate qe duhet, por urdheron vetem MOS , cka cdo njeri dhe cdo qeveri urdherohet te
    mos e beje.
    Nje shembull i thjeshte: Cfare kostoje dhe cfare mjetesh duhet per te mos u hedhe gaz lotsjelles
    femijve brenda shtepive te tyre ne 5 te megjesit, per ti nzjerre jashte e me pas per tu shembur
    shtepie sic beri kjo qeveri ?

    Une nuk i perkas asnje partie politike por po te isha ne drejtim te opozites apo kandidat per
    kryetar bashkie do te hartoja program vetem me keto 10 pika dhe jam i bindur se shumica
    dermuese do ta votonin me perjashtim te haduteve ne pushtet e krimineleve e trafikanteve .

    1. Nuk di qe Berisha Meta apo Rama-Alibeu te kene kandiduar per kryetare bashkie. Populli duhet te votoje me te ndershmin, me te mirin per te rregulluar problemet me ujin, pastertine rruget shkollat e cdo gje qe eshte puna e bashkive. Kur te vijne zgjedhje e pergjithshme atehere votoni ose jo emrat qe permeda me lart se ata do weverisin Shqiperine .Ne asnje vend te botes nuk behet si tek ne . Zgjohuni shqiptare, merrni fatin tuaj te jetes ne duar . Votoni per vehten tuaj

  13. AS,,,,,TRIT,,,,, KU RRI NE AMERIKE, APO NE SHQIPERI. ME PARE BEHU NJERI, RRIT NDERGJEGJEN E JO QORR BESNIKERINE NDAJ POLITIKES SE TESERES QORRE ,POR ANALIZO DHE KETO PIK KESHILLAT E KOMENTUESIT ASNJANES QE MBASE U RRITET BESIMI NE ANALOGJI. NUK KA ANTI AMERIKANE NGA PD, E AS KA PATUR, POR KA AMERIKE, PERSONA QE ME DASHJE, TE SHITUR, A BLERE KANE PRISHUR DISI EKUILIBRIN DEMOKRATIK TE MAREDHENIEVE ME OPINIONIN. KETU PO SHIHET QARTE TRETJA UNISON SORISTE E RAMA VELISE NE PUCIN ANTI PD. KJO U VERTETUA NGA AKUZA NDAJ MCKOINIGALIT NE TE CILEN PERMENDEJ PLOT 14 HERE EMERI I KORRUPTUESIT ANTI KOMBETAR, RAMA, KETE TA SHOHIM NE PERFUNDIM. POR NON GRATEN QE JU E PERMENDENI ME PATHOS E URREJTJE, PO BEHEN DY VJET QE JU, E ATA QE U BESUAN NUK KANE HEDHUR ASNJE DOKUMENT NE TREGUN E PROPAGANDES DOMINUESE TE BLERE, QE TA VERTETOJNE ATE, ANDAJ CDO PROPAGANDE, HELM APO SULM NDAJ BERISHES, SOT PER SOT ESHTE LUFTE KUNDER PD se,E ELIMINIMIT TE SAJ SIPAS POLITIKES SE RAMES PER TE QEVERISUR VETEM ME SKORREN E TIJ TE KULISHEVE TE TRASHEGUAR.

  14. “Nuk ka çfarë të bëjë Berisha. I ka ikur situata nga duart. Ai i di shumë mirë, sepse ai është mjeshtër, kanë qenë Berisha dhe Rama ata që kanë bërë këtë Kod Zgjedhor, ka qenë ujdi partiake. Ligji është i qartë, sigla, emri i partisë, dhe emri i kryetarit duhet të jenë në fletë.
    Berisha është vartës i Metës dhe është në mëshirë të fatit dhe gjërave të moralit të Metës. Nje cecen Xixa i fundit Berishist qe ka ngelur nga shpellkaret e salihut,haloperidoli te ka bere berishist o xixa

  15. Katër anëtarë të KAS që votuan për vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit janë bërë tabelë qitje dhe po linçohen publikisht, edhe pse është një nga institucionet konsesuale të zgjedhjeve. Celibashi i ka të gjitha vendimet thuajse kundër socialistëve, por askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër tij.

    Ndërsa Berisha ka lëshuar gjithë mediat dhe gazetarët e listë pagesës djalit, të linçojnë 4 nga 5 anëtarët e KAS që thjesht urdhëruan zbatimin e ligjit.

  16. NE SE JE QORR, GUAK,,ZHABE GJERIZI, SKE SE SI TI BIRI KURVIT TI KUPTOSH NE SE TE LEVDOJA RAMEN SDO HIDHESH PERPJETE SI KULISH KURVI. ZGJEBE E SISTEMIT.

  17. Teksa fliste për kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, ai i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.

    Qartazi Sali Berisha i dinte vetëm emrin Fisnikut, që mesa duket ia kanë thënë më parë, por nuk e njihte atë. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë, por Ilir Meta.Xixa sot ke rradhen ti mbash shishen e shurres dyshes salih metaj ti je i zoti dhe me i devotshmi more loqja e majte i salihut

  18. Ish drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari: Topalli, ushtare e Berishës, e lidhur me krimin në Shkodër!

  19. PO I KETHEHEM PRAPETE PA EMERIT KODOSH, BIRE KURVI. PER SHISHE APO GOTE SHURRE ME GJITHE QEJF IA JAP IDIOTIT , TALLAVASE, RAMA, SE MBASE IA UL PAK SA WFEKTIN E TE DROGUARIT. KETE E BEJ SEPSE JU IA PINI ATIJ, ME PATHOSIN QE KENI PER TE . KULISHE, SEKTI TUAJ ESHTE DEKOMPOZUAR AQE KEQ SA JU ZARBO SERVILET MUNDOHENI TA MBANI ME MENYRA, APO FORMA BANDITO GANGSTERESH TE NDODHURA EDHE NE KETE KOHE DROG.ENI U KA NGRENE KOCKEN, E JU KA LENE BUTAKE, E CA TE PRESESH NGA ATA QE SKNE BOSHT KURRIZOR, NA MBATET TU THEMI,,,,,LEHNI,,,,,,LEHNI,,,ZAGARE.

  20. Kandidati i Metës në Bashkinë Kamëz ka falsifikuar diplomën e shkollës. Arjan Hoxha objekt hetimi për falsifikim të dokumentave zyrtare,ta thash qe ti je nje shishe mbajtes qe salihu te shurroje ti kete pune e ben mire dhe salihu te dhe diplomen nga Vitrina dhe ti sot je nje i diplomuar funksional i foltores

  21. Kandidati i Metës në Bashkinë Kamëz ka falsifikuar diplomën e shkollës. Arjan Hoxha objekt hetimi për falsifikim të dokumentave zyrtare,ta thash qe ti je nje shishe mbajtes qe salihu te shurroje ti kete pune e ben mire dhe salihu te dhe diplomen nga Vitrina dhe ti sot je nje i diplomuar funksional i foltores o Xixa

  22. Sali Berisha nuk është politikisht i dëmshëm si një lider i sklerotizuar e harraq. E kundërta është e vërtetë. Ai është një rrezik politik në kohën që jetojmë, për shkak se nuk ka harruar asgjë nga stili i tij personal që e futi Shqipërinë herë tek kriza e piramidave mashtruese, e herë në kaos total si në ’97 apo edhe në gjakderdhje në dyert e zyrave të shtetit vite më vonë.

  23. PORDHE, KELYSH QENI ASGJE TE VERTETA NE KETE KOMENT, FUKS SHPIFJESH, PER TE THENE DICKA, OSE PER TE MBUSHUR KOMENTIN. BABAI I TE ZEZAVE ME QEVERI ESHE RAMA, NE SE NUK E KENI KUPTUAR, DO E MIRNI VESHT ME VONE, KETE U MESON POPULI,,,,,,KUJT IA THUA,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *