• |
ide | kryesore

Jennifer Coolidge nderohet me çmimin ” Comedic Genius”

Paparazzi, Slider



Jennifer Coolidge do t’i bashkohet një liste prestigjioze të komedianëve kur ajo të nderohet në MTV Movie & TV Awards 2023 me çmimin Comedic Genius.

MTV njoftoi të enjten seCoolidge do të bëhet marrësja e gjashtëe çmimit shumë të lakmuar, i cili nderon aktorët që kanë dhënë kontribut të pakrahasueshëm në botën e komedisë,  përmes punës së tyre dhe duke transformuar zhanrin në përgjithësi. Ajo i bashkohet Jack Black (2022), Sacha Baron Cohen (2021), Melissa McCarthy (2016), Kevin Hart (2015) dhe Will Ferrell (2013).

Aktorja, që sapo u emërua në listën e “100 njerëzve më me ndikim të vitit 2023” të TIME, shpërtheu në skenë në filmin klasik American Pie të vitit 1999 si nëna e Stifler – për të mos përmendur paraqitjen e saj të paharrueshme në Legally Blonde të vitit 2001.Fituesja e çmimeve Emmy, SAG dhe Golden Globeu shfaq gjithashtu si Tanya McQuoid në serialin hit të HBO-së White Lotus, dhe  në serialin Netflix The Watcher.

MTV Movie & TV Awards 2023 do transmetohet drejtpërdrejt nga Barker Hanger në Los Angeles, të dielën, më 7 maj. Të nominuarit kryesorë këtë vit përfshijnë Top Gun: Maverick, Stranger Things dhe The Last of Us, të gjithë me gjashtë nominime dhe The White Lotus dhe Wednesday me katër. Ndërkohë, Jersey Shore Family Vacation, RuPaul’s Drag Race, The Real Housewives of Beverly Hills dhe Vanderpump Rules morën secili nga dy nominime./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *