• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Sherri për një vajzë që i mori jetën të riut nisi 2 muaj më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
riut



Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill shumë pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me thikën që kishte me vete.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë që 2 muaj më parë. Referuar hetimeve viktima është konfliktuar në atë kohë me një tjetër 18 vjeçar, me inicialet A. M. Ngjarja ka ndodhur  në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe në momentin kur dy të rinjtë janë konfliktuar prezent ka qenë dhe Aksel Hoxhaj. Ky i fundit është dhe personi i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Toshkezi.

Hoxhaj mësohet të jetë shok i të riut me iniciale A.M . Megjithatë ndonëse zanafilla ka qenë ky sherr mes të rinjve, 18-vjeçari nuk ka qenë prezent ditën kur Aksel Hoxhaj i ndihmuar nga shoku i tij Ensi Maze, qëlloi për vdekje me thikën që mbante me vete Stivën Toshkëzin.

Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin. Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *