• |
ide | kryesore

Video/ Evakuohet një sektor i stadiumit në Teheran gjatë derbit: ishte në rrezik shembje!

-Instant, Sport, Video
Teheran



Frikë dhe panik gjatë derbit mes Persepolis dhe Esteghlal në Teheran. Tifozët që ishin duke ndjekur takimin u detyruan të braktisnin unazën e dytë të stadiumit Azadi, ku po zhvillohej ndeshja. Ndërsa në fushë të kuqtë e Persepolis dhe blutë e Esteghlal sfidoheshin për rezultatin, tifozët janë evakuuar për shkak të rrezikut për shembje të sektorit!

Lexo më tej: Protesta kundër regjimit: ish-futbollisti Azadani dënohet me vd*kje si “tradhëtar”

Ndeshja në Teheran, gjithësesi, vazhdoi deri në fund e Persepolis fitoi 1-0. Të kuqtë e kishin nisur derbin një pikë prapa rivalëve të tyre. Por tani janë të parët dy pikë përpara Esteghlal. E për fat, asnjë incident nuk ndodhi. Me përjashtim të fatit të keq të atyre tifozëve që ishin në unazën e dytë të stadiumit e nuk mundën të shihnin dot takimin deri në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *