• |
ide | kryesore

Spekulim për “incidentin” e opinionistes së Big Brother në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 26 prill në mesditë u aludua se opinionistja Zhaklin Lekatari kishte rënë pre e një sulmi. Kjo rezultoi të ishte e pavërtetë.

“Persona të paidentifikuar kanë gjetur mjetin e Lekatarit në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime.” – u tha në media.

Por ngjarja rezultoi e pavërtetë. Edhe Zhaklin Lektarai edhe policia njoftuan se makina e saj nuk ishte sulmuar.

Në një prononcim për BalkanWeb, Zhaklin Lekatari ka deklaruar se “nuk është e vërtetë që më kanë thyer xhamat e makinës”, por shtuar se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë kanë reaguar edhe blutë e Tiranës duke raportuar se: “Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.”

Në fotot e publikuara nga JOQ, Lekatari shihet tesa “ngushëllohet” nga një mikeshë e saj.

(Shënim: Lajmi u botua fillimisht me titull: “Sulmohet Zhaklin Lekatari. I thyejnë xhamat e makinës”; dhe me përmbajtje tjetër: “… persona të paidenfitikuar kanë gjetur makinën e opinionistes dhe i kanë thyer xhamat”. Informacioni rezultoi i pavërtetë. Pas reagimeve të personit në fjalë, policisë dhe verifikimit të Faktoje.al lajmi u ndryshua në formën që mban tani.) 



12 Comments

  1. Mirë ja kan bo. Kritikon Luisin kjo.
    Luisi do fitojë dhe Rilindja nuk e ëndërron kurr një fitore të tillë.
    Para Luis, para PD.

  2. Shtriga e gjate po u pi gjakun juve dhe femije e tuaj…
    Plus qe po mbulon me borxhe edhe gjeneratat qe s’kane lindur akoma.
    Ju merreni me luize e thyeni xhama makinash.
    Turme … kope e nderkyer.

  3. Hahaha, mendjen tallava cocukllaret e Arnautistanit! Vellahu i Madh i beri milionat me karlliqe, thoni si te doni!

  4. Luiz alabaku. Kur te dal do bej miliona euro. Kurse ju qe thyeni xhama. Ngrohuni ne diell dhe fryni syt, e kenaquni se si u be i pasur nje ordiner.

  5. Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

    Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.Po belo cfare thote?

    1. Sido që të jetë e çfarëdo të thotë e të bëjë ky veprim është veprim prej burracakësh.Nuk ka kuptim të meresh me një femër kushdo qoftë ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *