• |
ide | kryesore

Historia/ Si nisi gjakmarrja e mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Nikulaj



Edmond Haxhia akuzohet si porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt, me të cilin ka qenë konflikt me të ndjerin prej vitesh. Haxhia ishte kthyer 3 muaj më parë nga Anglia dhe kishte hartuar të gjithë planin.

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Policia njoftoi se ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, ka ndodhur për motive gjakmarrje, dhe se të 6 personat e përfshirë në krim janë shpallur në kërkim. Ndërsa ekzekutori është shtetasi portugez, Ruben Saraiva.

Në kërkim janë edhe Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez si dhe shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria pas ngjarjes dhe nuk dihet më gjë për vendndodhjen e tyre. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Policia e shtetleshit shqipkare i beri miza ato gjashte te padukurit.
      Ah po,ato mund te kthehen ne zogj dhe fluturojne ku duan vete,s’kane nevoje per pasaporte.
      Polileshcia e Edvin SHKERDHRAMES.

  1. Pallavra policie,jo për historinë e vjetër 10.000 lekëshe , por organizimi dhe zhdukja e një ushtrie të tërë të huajsh për një hakmarrje të stërvjetër dhe lokale, nga një kushëri , në kohë fushate kur viktima është I përfshirë në politikë?????
    S’e kalon testin e inteligjencës normale.
    Kujtoni rastin e Xhuvanit në zgjedhjet e kaluara me versionet e policisë para dhe pas zgjedhjeve.

  2. Pallavra policie,jo për historinë e vjetër 10.000 lekëshe , por organizimi dhe zhdukja e një ushtrie të tërë të huajsh për një hakmarrje të stërvjetër dhe lokale, nga një kushëri , në kohë fushate kur viktima është I përfshirë në politikë?????
    S’e kalon testin e inteligjencës normale.
    Kujtoni rastin e Xhuvanit në zgjedhjet e kaluara me versionet e policisë para dhe pas zgjedhjeve.

  3. Histori e vjetër.5 të huaj në kohë fushate dhe që avullojnë lehtas më duket si një roman i verdhë.Tjetri ,i huaj hyn në lokal në prani të rojes qëllon jo një herë por plot shtatë.Roja ri si mumje, vrasësi del serbes e shtyn dhe del sikur ka pi kafe dhe jo si vrasës. Konferencë shtypi urgjente.Pista . Hakmarrje.Kushuriri i Lekstakajve ka tre muaj atje për t’a pregadit!!!Ore aty janë ndërthurur politika dhe krimi.5 persona të huaj për t’u paguar.Lek i madh luhet.Dhe ku ka lek të madh nuk ka gjakmarrje.Ka eleminim për gjëra ku luhen shumë para.I ndjeri me ndrimin e opinionin për mbështetje politike të opozitës bëri ndoshta shkatërrim planesh politike mafioze dhe për këtë u eleminua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *