• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Paparazzi, Slider



Lindsay Lohan, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, Bader Shammas, ndau një foto të saj duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Lindsay bëri selfie gjatë qëndrimit të saj në The New York EDITION, një hotel luksoz të cilin ajo e quajti “shtëpi larg shtëpisë” në një postim në Instagram të hënën. Javën e kaluar, aktorja u suprizuar kur familja dhe miqtë e saj i organizua një baby shower. Në atë kohë, nëna e Lindsay-t, Dina Lohan, i tha ET: “I organizuam një festë të bukur  engjëllit tim  Lindsay këtë fundjavë, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Jemi të bekuar dhe mbi hënë në pritje për mrekullinë tonë.”

Në mars, Lohan njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë mepartnerin. Për njoftimin e ëmbël, ylli i Mean Girls ndau një foto të një këmishë të bardhë që shkruante, “Së shpejti”. Një burim konfirmoi gjithashtu për ET se prodhimi i filmit të fundit të aktores për pushime ishte pezulluar.“Prodhimi i filmit të ardhshëm të Lindsay Lohan për Krishtlindjet për Netflix është vonuar për shkak të shtatzënisë së saj”, tha burimi. Lohan dhe Bader, i cili është një financier me bazë në Dubai, u martuan në prill 2022./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *