• |
ide | kryesore

Meghan Trainor dhe aktori zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

Paparazzi, Slider



Meghan Trainor dhe Daryl Sabara kanë zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së tyre të dytë.

Çifti luajti një video të djalit të tyre të parë, 2-vjeçarit Riley duke ngritur duart lart dhe duke bërtitur: “Është një djalë!” gjatë paraqitjes së tyre në “The Kelly Clarkson Show” të martën. Këngëtarja e “Dear Future Husband” zbuloi në janar se ajo dhe aktori i “Spy Kids” do bëheshin sërish prindër.”Ne e bëmë atë!” tha ajo në emisionin “Today”. “Më në fund ndodhi, dhe ne jemi shumë të emocionuar.”

Lajmi erdhi pasi Trainor tregoi se të mbetej përsëri shtatzënë ishte një “ëndërr” e saj. “Shpresoj se do të mbetem shtatzënë [në vitin 2023]. Unë jam duke u përpjekur të bëj katër fëmijë, kështu që duhet ta përballoj”, tha ajo për People në dhjetor 2022. “Pas lindjes së një fëmije, isha sikur nuk ka asgjë që nuk mund të bëj. Kështu që tani po përpiqem të heq të gjitha ëndrrat e mia në listën time .”

Meghan mirëpriti djalin e parë më 8 shkurt 2021, me prerje cezariane, duke treguar më vonë momentet “të tmerrshme” pas lindjes. Ajo zbuloi në “qershor 2022 se Riley ishte dërguar me urgjencë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal pasi kishte përjetuar “probleme të frymëmarrjes”. “Ishte një nga ato histori tmerri ku ai nuk qante,” kujton artistja. “Ai nuk bëri zhurmë kur doli. Unë thashë: “Pse nuk po qan?” Fituesja e Grammy-t vazhdoi: “E pashë shumë pak para se ta merrnin. Kjo ishte ndoshta pjesa më e keqe.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *