• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku Edison Memolla në SPAK për punësimet në Bashkinë e Rrogozhinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dëshmoi këtë te enjte në prokurorinë e Posaçme, në kuadër të një hetimit të çelur në lidhje me punësimet fiktive në institucionin që drejton.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë prokurorisë së Posaçme, ku qytetari i parë i Rrogozhinës qëndroi për më shumë se një orë, përballë prokurores Manjola Kajana.

Ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Sipas të dhënave, Memolla është pyetur ne lidhje me disa emërime ne Bashki, pasi ka dyshime se ai ka punësuar në këtë institucion dhe paguan si punonjës, disa qytetarë që në fakt ndodhen jashtë vendit.

Prokuroria ka sekuestruar në kuadër të këtij hetimi, dosjet e të punësuarve, ndërsa po kryen verifikime dhe përmes sistemit TIMS, nëse në kohën që kanë marrë pagë në Bashki janë gjendur apo jo në territorin e Bashkisë. Për Memollën SPAK është duke kryer verifikime dhe për çështje të tjera.

Edison Memolla, garon për një tjetër mandat si kryebashkiak i Rrogozhinës nën siglën e Partisë Socialiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *