• |
ide | kryesore

Marotta ‘shpëton’ pankinën e Simone Inzaghi: “Kemi besim, sezon pozitiv pavarësisht luhatjeve”

-Instant, Sport, Video
marotta



Bilanci i Inter për këtë sezon është pozitiv, sipas Beppe Marotta. Duke folur për Sportmediaset, me rastin e gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë kundër Juventus, administratori i deleguar tha se ishte i kënaqur me arritjet. Ish-drejtori bardhezi shprehu besimin për skuadrën dhe aftësitë e Simone Inzaghi, të cilit i rinovoi besimin: “Nuk jemi në shkollë, ka besim tek ai dhe është total dhe i plotë. Ka mungesë vazhdimësie, që është një nga aspektet negative, por duhet të vlerësojmë sezonin në plotësinë e tij. Kemi kohë të rikuperojmë, por duke vlerësuar ecurinë tonë, edhe puna e teknikut Inzaghi është pozitive”.

Drejtori ekzekutiv zikaltër më pas nënvizoi: “Është një sezon që po e shijojmë në maksimum. Ne jemi në garë për dy trofe, se titulli është i Napolit. Kemi një kampionat të vogël megjithatë, për të arritur të paktën një vend të katërt. Do të ishte një objektiv i rëndësishëm për shoqërinë dhe prestigjin. Përmbledhja e këtij sezoni është pozitive”.

Lexo më tej:Zuliani ironizon Inter e FIGC: “E vetmja mungesë do jetë viktima e sherrit të provokuar nga Lukaku”

Për faljen e dhënë ndaj Romelu Lukaku, Marotta më pas komentoi: “Gravina ka marrë një vendim të mençur duke rikthyer gjithçka në drejtësinë sportive. Ka një rregullore të pashkruar, të cilës të gjithë duhet t’i binden”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *