• |
ide | kryesore

“Ten lekë benzinë”/ Fjalët dhe lëvizjet e portugezit para dhe pas vrasjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
portugezi



Portugezi Ruben Saraiva ka tentuar ta ekzekutojë Ardian Nikulaj në datë 17 dhe 18 Prill, por plani ka dështuar. Kamerat e sigurisë e kanë fiksuar atë në 17 Prill teksa lëviz me motorrin Gilera M365 përgjatë itinerarit Gocaj Balldre-Lezhë-Shëngjin.

Sipas asaj që raporton Klan News ai mbërrin në orën 15.48 dhe parkon motorin te kompleksi i pallateve “Bardh e blu” që ndodhet pranë restorantit “Coral” të viktimës. Ai ka qëndruar në pritje të sinjalit nga vëzhguesi anglez Harry Simpson. Por rrethanat nuk kanë qenë të përshtatshme dhe ai largohet në orën 19.31 me motor në të njëjtin itinerar nga erdhi.

Sërish në datë 18 Prill, kamerat tregojnë se me të njëjtën veshje, portugezi vjen me motor nga e njëjta rrugë dhe e parkon në orën 11.41, pranë restorantit. Pret plot 9 orë i futur në kompeksin e pallateve të pabanuar dhe largohet në mbrëmje.

Më pas është mësuar se gjatë të dy ditëve, 17 dhe 18 Prill, Ardian Nikulaj nuk ka qëndruar asnjë çast i vetëm, por ka patur shoqërinë e familjarëve dhe personave të tjerë, duke mos u krijuar autorëve rrethana të përshtatshme për të kryer ekzekutimin.

Ditën pasardhëse, atë të ekzekutimit Ruben Saraviva shihet ne kamera në itinerarin Gocaj – Balldre- Lezhë. Ndalon në një pikë karburanti anës rrugës në orën 11.27 minuta. Në dëshminë e marrë më pas, punonjësit të pikës së karburantit, rezulton se portugezi ka pasur të njëjtën uniformë si në 17 dhe 18 Prill. Punonjësi u deklaroi hetuesve se Saraiva i është drejtuar me shprehjen “Ten lekë benzinë” dhe i ka zgjatur një kartmonedhë 2 mije lekëshe të zhubravitur. Punonjësi i karburantit dëshmoi se e ka kuptuar menjëherë që kishte të bënte me një të huaj. Ai ka furnizuar motorin me 1 mijë lekë benzinë dhe i ka kthyer portugezit kusurin.

10 minuta para atentatit, ekzekutori shfaqet në kamera të njëjtin vend ku ishte parë gjatë dy ditëve të fundit. Në dosjen e Prokurorisë që Klan Neës e ka konsultuar thuhet se ai qëndron sërish brenda kompleksit të pallateve “Bardh e Blu”.

Ndërkohë dëshmitë e kamarierit dhe banakierit të lokalit “Coral” dhe pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë se ditën e vrasjes, britaniku Harry Simpson ka qëndruar në lokal e Ardian Nikulaj nga ora 11.33 deri në momentin kur ndodhi vrasja. Ai shihet të konsumojë disa birra si dhe luan bilardo me një të mitur. Imazhet e kamerave e tregojnë se hyn e del disa herë nga lokali.

Pesë minuta para vrasjes, në orën 13.17 deri ne 13.22, rezulton se ai ka folur pothuajse gjithë kohën në telefon duke informuar Saravian se çfarë ishte duke ndodhur në lokal.

Ky është momenti kur Simpson përmes telefonit informon portugezin e pajisur me kufje. Saraiva niset për të kryer atentatin, por kthehet pasi informohet në kohë reale se Ardian Nikulaj nuk ishte ulur në tavolinëë, por hyri në kuzhinë. Pas disa sekondash, bashkëpunëtori e informon se Nikulaj u ul në tavolinë. Portugezi niset, hyn në lokal dhe realizon vrasjen.

Pasi eliminoi objektivin, portugezi kthehet me vrap në vendin ku kishte parkuar motorrin. Niset drejt Lezhes e për herë të fundit fiksohet nga kamerat pranë Fabrikës së Çimentos. Në këtë zonë vrasësi humb gjurmët. Hetuesit mendojne se ai ka hyrë në degëzimin për në fshatin Gocaj dhe ka fshehur motorrin ne atë zonë prane shtëpisë së Edmond Haxhiajt në fshatin Kakariq.

Të paktën për tri ditë me radhë 28 vjeçari portugez ka përshkruar rrugën nacionale me një motor me targa të huaja EPP480, me pistoletë me vete, por në asnjë rast ai nuk është pikasur apo ndaluar të paktën nga Policia Rrugore. /Klan News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *