• |
ide | kryesore

Britma e lot në fushë: ndrydhje e kruciatit të gjurit e sezon i mbyllur, Kumbulla trondit Kombëtaren

-Instant, Sport
Kumbulla



Dëmtimi, ashtu si parashikoi Jose Mourinho, ishte shumë i rëndë. U kuptua që kur Marash Kumbulla doli nga fusha në lot. Britmat e tij lanë të kuptohej se ishte serioze dhe pas kontrollit të parë, rezultoi e vërtetë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka pësuar një çarje të kruciatit të përparmë në gjurin e djathtë. Ky është raporti mjekësor pas kontrolleve të kryera nga mbrojtësi i Romës. Kumbulla u detyrua të dalë nga fusha e lojës, në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Milan. Në ditët në vijim do të vlerësohet rruga më e përshtatshme për rikuperimin e lojtarit. Probleme edhe për Belottin, i cili pësoi një frakturë në kërcin e brinjës.

Të tjera dëmtime në kampin e Romës e këtë herë pasojat i ndjen edhe kombëtarja shqiptare. Në barazimin në Olimpico kundër Milan janë dëmtuar Kumbulla dhe Belotti. Nga të dy, qendërmbrojtësi shqiptar e ka pësuar më keq. Kontrollet e para kanë raportuar për një dëmtim në pjesën e përparme të kruciatit të përparmë të gjurit të djathtë. Në këtë pikë sezoni është i përfunduar dhe lojtari praktikisht humb edhe ndeshjet e ardhshme të kombëtares. Në 17 qershor kuqezinjtë do të luajnë kundër Moldavisë në Tiranë, për grupin E kualifikues për Euro 2024.  Në 20 qershor pastaj, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Ishujt Faroe. Kumbulla u largua nga fusha pas një çerek ore lojë, për shkak të një përplasjeje të rëndë loje. Në mbrojtje, verdhekuqtë humbasin një tjetër lojtar pas dëmtimeve të Smalling dhe Llorente.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në kohën shtesë vendosin ndeshjen në Olimpico: Saelemaekers shpëton Milanin e tërbon Romën

JASHTË EDHE BELOTTI

Ndërsa për Belotti, i zëvendësuar gjatë intervalit, u konstatua një thyerje në kërcin e brinjës. Më shumë detaje do të bëhen në orët në vijim pas testeve të para. Ish-sulmuesi i Torinos ishte viktimë e një përplasjeje në zhvillimet e një goditje standarde në fund të 5 minutave të kohës shtesë në pjesën e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *