• |
ide | kryesore

Kampionë nga divani, ose 24 orë më vonë në fushë… Napoli bëhet gati për festën e të enjtes: ekranë gjigant në Maradona

-Instant, Sport, Video
Napoli



Është sërish një numërim mbrapsht për titullin në Napoli. Pas surprizës së keqe të djeshme, klubi dhe qyteti po përgatitet për të enjten, kur do të mjaftojë një pikë ndaj Udineses në Dacia Arena. Ndeshja është programuar për të enjten në orën 20:45. Por sfida mund të paraprihet në orën 18:30 për arsye të rendit publik në kryeqytetin kampan. Aurelio De Laurentiis është në kontakt me kryebashkiakun Manfredi dhe prefektin Palomba për të menaxhuar më mirë situatën.

Edhe Ministria e Brendshme është e interesuar, në orët në vijim do të ketë një samit me të gjitha palët e përfshira. Ideja është gjithashtu që të instalohen dy ekrane gjigante në Maradona për të lejuar tifozët të shohin ekipin e Spalletti në transfertë. Megjithatë, hyrja do të lejohet vetëm për ata që ishin tashmë të pranishëm për të parë ndeshjen kundër Salernitanës.

Lexo më tej: Napoli blindohet për festën e titullit: skuadra e Spalletti nuk grumbullohet, se ka mbetur pa hotel

Titulli që, megjithatë, mund të vijë që të mërkurën në rast të dështimit të Lazios për të fituar kundër Sassuolo. Në këtë rast, titulli do të fitohej nga Napoli, me lojtarët të akomoduar në divane, për të parë kundërshtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *