• |
ide | kryesore

Kumbulla, dëshpërim e motivim: “Duhet kohë për tu shëruar. Do ta përdor për tu kthyer më i fortë”

-Instant, Sport
Kumbulla



“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur. E përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist”. Këto nuk janë orë të lehta për mbrojtësin e Romës dhe kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla. Dëmtimi i pësuar të shtunën në ndeshjen kundër Milan nënkuptoi fundin e sezonit për të. Kumbulla pësoi një këputjeje të kruciatit të përparmë në gjurin e djathtë. Në pritje për të kuptuar rrugën më të mirë të rehabilitimit, lojtari kuqezi ka postuar një mesazh në rrjetet sociale për të treguar momentin e tij.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe fat të mirë shokëve të skuadrës dhe të gjithë Romës për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende”, përfundoi qendërmbrojtësi verdhekuq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

MESAZHI I FSHF-së

Në mbështetje të lojtarit ka ardhur edhe një mesazh nga FSHF, përmes një komunikate për shtyp. “Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, u largua i dëmtuar nga ndeshja Roma-Milan. Pas analizave të kryera mbrëmjen e djeshme u mësua se bëhet fjalë për një dëmtim shumë të rëndë në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë. Ky dëmtim është padiskutim një goditje e fortë për lojtarin në një moment të rëndësishëm të sezonit. Por edhe për Kombëtaren shqiptare që humbet në këtë mënyrë shërbimet e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të mbrojtjes.

Federata Shqiptare e Futbollit, Presidenti Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij janë pranë mbrojtësit kuqezi në këtë moment të vështirë për karrierën e tij. Por janë gjithashtu të sigurtë se Kumbulla do të ngrihet pas këtij rrëzimi momental. Presidenti Duka ka komunikuar mbrëmjen e djeshme me lojtarin “duke i uruar rikuperim të shpejtë për të qënë sa më shpejt në fushën e lojës me fanellën kuqezi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *