• |
ide | kryesore

Lamine Yamal: kush është 15 vjeçari që debutoi me Barcelonën, duke hyrë në histori

-Instant, Sport
Yamal



Kundër Betis Sevilla, Xavi i dha hapësirë në fund të ndeshjes produktit më të fundit të Canteras. Spanjolli Lamine Yamal, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, u bë debutuesi më i ri në historinë Blaugrana.

Djaloshi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës me vetëm 15 vjet e 290 ditë. Në minutën e 84′ të ndeshjes së fituar 4-0 në shtëpi kundër Betis Sevilla, në fushë u fut i riu Yamal. 88 mijë shikuesit e pranishëm në Camp Nou duartrokitën talentin e Akademisë në ndeshjen e tij të parë me të mëdhenjtë. Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shimë fitimit të kampionatit dhe Xavi ka vendosur të promovojë 15 vjeçarin.

Tekniku nuk e fshehu entuziazmin e tij për debutimin zyrtar të 15-vjeçarit në fund të ndeshjes dhe pranoi: “Është ndryshe. Ai ka një talent të lindur dhe të rinjtë nuk kanë frikë. Ai është stërvitur në mënyrë të mrekullueshme”. Ndër të tjera, Lamine u gjend në fushë përballë lojtarit më të vjetër në La Liga, 41-vjeçarit Joaquín Sánchez Rodríguez.

KUSH ËSHTË LAMINE YAMAL

I lindur në Spanjë më 13 korrik 2007, ai është lojtari i fundit blaugrana i dalë nga akademia e Barcelonës, e famshme për prodhimin e talenteve të mëdha. Pavarësisht moshës së tij te re, ai ka lënë tashmë shenjën e tij të parë me ekipin U-19. Më 25 tetor 2022 Yamal hyri si zëvendësues në çerek orëshin e fundit të ndeshjes gjatë fitores në miqësoren kundër Gjermanisë. Këtë sezon ai ka luajtur gjashtë ndeshje të Youth League me skuadrën e të rinjve të katalanasve, përfshirë humbjen në 1/8 kundër AZ, pastaj kampione e Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *