• |
ide | kryesore

Shakira vs Kim Kardashian: “Lufta” e tyre për rezidencën në Miami

Paparazzi, Slider



Shakira është ende në kërkim të një ‘shtëpie’ në Miami.

Këngëtarja kolumbiane duket se është e pakënaqur me pallatin luksoz ku jeton prej gati një muaji me dy fëmijët e saj dhe është në kërkim të një shtëpie tjetër ku të vendoset përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është parë me një agjent imobiliare, pasi duket se artistja është e interesuar të blejë një pallat të ri në një pjesë ekskluzive të qytetit, në një lokacion me më shumë privatësi.

Sipas gazetarit spanjoll Alex Rodriguez në ‘El Programa de Ana Rosa’ (Tele 5), është një shtëpi në ishullin Fisher, e cila përshkruhet si më poshtë: “Zona rezidenciale më e shtrenjtë në botë. Mund të arrihet vetëm me varkë ose helikopter.”  Të ardhurat mesatare të 1300 banorëve të saj janë rreth 2.5 milionë dollarë në vit, sipas një analize mbarëkombëtare të të dhënave tatimore nga botimi financiar Bloomberg.

Për të marrë një ide se sa ekskluziv është ky ishull privat i Miami-t, ju vetëm duhet të dini se sa duhet të paguani si paradhënie për të jetuar atje: 250,000 dollarë. Më pas kjo shumë vjetore bie në 22256 dollarë dhe kjo zonë ka gjithçka: siguri private, restorante, një fushë golfi, dy pishina, fusha tenisi dhe një plazh vetëm për banorë. Megjithatë, Shakira nuk është e vetmja e interesuar për këtë shtëpi. Kim Kardashian gjithashtu do të dëshironte të jetonte në ishullin ekskluziv, kështu që të dyja thuhet se po  konkurrojnë për një vend atje. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *