• |
ide | kryesore

Video/ Nuk i pëlqeu arbitrimi, boksieri zbret në fushë dhe i thyen nofullën asistentit: arrestohet Abdallah

-Instant, Sport, Video
Abdallah



Një boksier amator, Adam Abdallah, është arrestuar i akuzuar për agresion ndaj një arbitri futbolli. Sulmi e ka lënë asistentin me nofull të thyer në tre vende dhe nevojën për operacion. 25 vjecarit i është refuzuar lirimi me kusht nga gjykata, ndërsa gruaja e tij 5 muajshe shtatzënë mezi ka përmbajtur lotët.

Abdallah akuzohet se ka zbritur në fushë i tërbuar duke u konfrontuar me arbitrin në përfundim të ndeshjes në Padstow Park, në jug-perëndim të Sydney. Boksieri amator u bë protagonist i një çmendurie të vërtetë në futbollin amator në Australi. Greenacre luante kundër Padstow dhe vendimet e arbitrit Khodr Yaghi nuk i kanë pëlqyer aspak. Kështu, në fund të ndeshjes për turneun rajonal të Sydney, Abdallah zbriti nga tribuna në fushë dhe nisi të godiste me dhunë arbitrin Yaghi.

Si pasojë e goditjve arbitri ka pësuar thyerje të nofullës në tre vende. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, që ka përfunduar me sukses. Abdallah, i arrestuar, në anën tjetër, ka dalë para gjykatës. Sipas dëshmitarëve ai e goditi arbitrin disa herë me grushta dhe pastaj me shkelm në kokë. Adam Abdallah akuzohet se lëndoi një peson me qëllimin për ti shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Avokati i tij i tha trupit gjykues se klienti i tij nuk ka një histori të dhunshme, por kjo nuk mjaftoi që të lihej me kusht. Boksieri do të dalë sërisht në gjyq në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *