• |
ide | kryesore

Wanda darkon me Maxi Lopez, ish-shoku i dikurshëm e bën të qartë: “Kurrë nuk ulem me Icardin!”

-Instant, Sport
Lopez



Pas stuhisë pas ndarjes dhe divorcit të tyre, është rikthyer dukshëm qetësia mes Wanda Nara dhe Maxi Lopez. Ish-bashkëshortët, për të mirën e tre fëmijëve të tyre, kanë përmirësuar marrëdhënien si njerëz të qytetëruar. Wanda e Maxi Lopez janë parë duke darkuar në një restorant të njohur në Buenos Aires. E me këtë rast ish-sulmuesi, ndër të tjera i Barcelonës, Catanias dhe Milan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e prisnin jashtë klubit. Një në veçanti goditi saktësisht në shenjë. Ajo që kishte të bënte me ish-mikun dhe bashkëshortin aktual të Wanda, Mauro Icardi.

Maxi Lopez saktësoi fillimisht se takimi me ish-bashkëshorten e tij nuk ishte i organizuar, por i rastësishëm. Argjentinasi i shpjegoi gazetarëve se ishte ndalur për darkë me Wanda Nara për shkak të pranisë së tre fëmijëve të tyre Valentino, Costantino dhe Benedicto: “Flasim për ta, për programet e tyre – nënvizoi Lopez -. Gjithmonë u japim përparësi fëmijëve dhe si prindër të mirë duam që ata të jenë të lumtur. Nuk ka më shumë se kjo”. Më pas erdhi një pyetje e pakëndshme për Mauro Icardi dhe aty toni i argjentinasit u bë më i zymtë.

Lexo më tej: Icardi nuk heq dorë nga deklaratat, mesazh në rrjetet sociale për Wanda Nara: “Faji është i yti”

Maxi Lopez ishte një lloj vëllai më i madh për Icardi, por pasi ish-kapiteni i Inter tradhtoi besimin e tij duke nisur marrëdhënien tashmë të njohur me Wanda Narën, marrëdhënia mes të dyve u prish në mënyrë të pashmangshme. E ish-sulmuesi i Barcelonës përsëriti konceptin: “Kurrë për darkë me të. Ai mund të ulet në tryezë me të dhe vajzat e tyre, por jo me mua”, i tha ai prerë gazetarëve të pranishëm. E kuptueshme që Maxi Lopez nuk e ka falur aspak bashkëkombasin më të ri në moshë, aktualisht te Galatasaray…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *