• |
ide | kryesore

Video/ Festimi i çuditshëm i Pohjanpalo: shënoi 4 gola e shkoi të pinte një birrë pa fanellën veshur

-Instant, Sport, Video
Pohjanpalo



Pohjanpalo u bë golashënuesi më i mirë në Serie B falë 4 golave të shënuar dje dhe e festoi në një mënyrë shumë të çuditshme. Venezia mposhti dje Modenën me rezultatin e pastër 5-0, nga të cilët 4 i shënoi Joel Pohjanpalo. Sulmuesi finlandez u bë kështu lojtari i parë i Venezias që shënon 4 gola në një ndeshje mes Serie A dhe Serie B.

Jo vetëm kaq: me pokerin e shënuar Pohjanpalo u bë golashënuesi më i mirë në Serie B me 17 gola të shënuar. Falë sulmuesit të tyre, Venezia ende beson në play-off, vetëm një pikë larg. Në fakt, Reggina e drejtuar nga Filippo Inzaghi ka patur një rënie në ndeshjet e fundit dhe rrezikon të mbetet jashtë 8-shes së parë.

FESTIMI ME BIRRË

Sulmuesi finlandez ka dashur të festojë pokerin dhe fitoren në një mënyrë të veçantë e të çuditshme. Pas ndeshjes, ai u filmua nga tifozët teksa shkoi i zhveshur nga mesi e lart në një kioskë sa del jashtë fushës së Venezias. Ai i kërkoi një birrë banakierit, i cili ia serviri pa hezitim. Finlandezi më pas ngriti dollinë për të festuar me të gjithë tifozët në tribunë. Me birrën në dorë, pa fanellë dhe mes ovacioneve të mbështetësve të tij, Pohjanpalo mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *