• |
ide | kryesore

Veshja më e çuditshme e Festivalit të Filmit në Venecia

Paparazzi, Slider



Personazhet e njohur janë ato që priten të shihen me kërshëri në Festivalin e Filmit në Venecia dhe që marrin të gjithë vëmendjen. Mirëpo së fundmi një grua e panjohur në media arriti të bëhej qendër e vëmendjes në tapetin e kuq.

Arsyeja nuk është asgjë tjetër veçse kapelja e saj e çuditshme… Gruaja u shfaq në premierën e filmit “Lubo”, e veshur me një abazhur ngjyrë rozë me detaje të varura dhe lule të ngjitura në kokë.

Identiteti i saj nuk dihet, pasi asnjë nga fotografët nuk e ka shkruar emrin e saj në përshkrimin e fotove, të cilat janë publikuar në agjencitë ndërkombëtare. Kapelja e saj, meqë ra fjala, mban logon e festivalit për edicionin e tij të 80-të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *