• |
ide | kryesore

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e mitur, arrestohet babai në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41 vjeçar është arrestuar  nga  policia e Gjirokastrës pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij të mitur. Sipas policisë, i ndaluar është shtetasi me iniciale S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *