• |
ide | kryesore

E godasin me monedhë, André Silva nuk luan në Freiburg-Leipzig: reagon drejtori sportiv Saier

-Instant, Sport
André Silva



Një episod i shëmtuar ka ndodhur orët e fundit në Kupën e Gjermanisë mes Freiburgut dhe Leipzig. Nga tribuna, në fakt, tifozët vendas kanë hodhur sende të forta. E një monedhë goditi sulmuesin portugez André Silva. Sulmuesi i Leipzig po bënte nxemjen me shokët e tjerë të skuadrës kur fatkeqësisht mbeti viktimë e këtij episodi. Ngjarja ka shkaktuar shumë polemika brenda dhe jashtë fushës në Gjermani.

Për lojtarin, i cili më pas nuk u fut në fushë, duket se nuk pati pasoja të rënda përveç traumës së pësuar. Sipas asaj që është mësuar nga media gjermane, portugezin e ka goditur një monedhë dy euro. André Silva mori menjëherë asistencën e rastit, por ngjarja nuk ka lënë indiferent askënd.

Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 5-1 për Leipzig, Jochen Saier, drejtori sportiv i Freiburg, komentoi ashpër atë që ndodhi. Ai dënoi episodin, pa kërkuar asnjë alibi: “Kjo gjë është e neveritshme. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur më parë. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në një stadium. Ne vetëm mund të kërkojmë falje për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *