• |
ide | kryesore

Berisha akuza për Ramën dhe Belinda “luksin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Dibra, ish kryeministri Berisha i bëri thirrje votuesve të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka dhe akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që i ka shkaktuar më shumë brenda nënave dhe vajzave shqiptare.

“Dy fjalë për atë që u thotë shoqeve “më thërrisni Belinda luksi”. Kur investoi në zyrën e saj 220 mijë dollarë, tha më pëlqen luksi. Kur shkon porosit biftekët 1 mijë euro tha “më pëlqen luksi”. Rama këtë fushatë e bazon në mashtrimin e vajzave dhe grave. Mendon se arrin me fjalitë që i ngjajnë një halabaku të shkëpusë vëmendjen nga problemet e mëdha që ka krijuar. Në histori njeri më mizogen nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave të nënave dhe vajzave shqiptare. Ti në 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh edhe mallkimin e tyre me gjithë shpirt dhe nëse ka njeri që e meriton je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare”, u shpreh Berisha.

“Thirrja ime për dibranët është ta doni Dibrën sa ç’e dua unë. Thirrja ime për dibranët është të ngriheni në këmbë, të vini nga të gjitha anët e Ballkanit dhe të votoni Ismail Ukën. Edi Rama erdhi këtu, tani i ka kohët e numëruara dhe nuk lë fjalë pa përdorur dhe poza pa bërë. Ju e dini mirë se ai është shkaku i të gjitha shkaqeve. Pse 30-40% e dibranëve kanë ikur në këto 8 vite? Ai ngriu rrogat, çmimet u rritën në këto 8 vite. Nga vjet në sivjet çdo dibran dhe shqiptar ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për ushqime. Rama udhëton me avion, shpenzon 22 milionë euro me dhomë gjumi, blen vazo 4 milionë euro”, vijoi më tej ish kryeministri.

Berisha u ndal gjithashtu edhe te inaugurimi i rrugës së Dibrës, nga kryeministri ndonëse nuk ka përfunduar ende.

“Urrejtjen për Dibrën e ka siç e shpjegoi para pak ditësh më Athine që ndihet kushëri me serbët. Nëse do kishte respekt, një rrugë e cila 32 km ishin përfunduar, mbetën 27 km, edhe sot e inauguroi 5 herë në këto vite dhe asnjëherë nuk përfundoi. Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme rruga e dytë e Kombit. Ajo e tillë është. Rama vazhdon prej dhjetë vitesh me 5 inaugurime, 5 mashtrime. Mund të ketë pasur nga ju që kanë thënë: “pse e ndërpreve Sali, pse nuk e vazhdove?”. Ajo u ndërpre për shkak se shpimi i tunelit në Murriz, ishte i pamundur sepse do të dilte dhe dhe ujë. Ne e ndërpremë, vendosëm të spostojmë tunelin”.



17 Comments

  1. Do të bëj disa pyetje dhe dua përgjigje për persona konkretë. Kush është për ju Sali Berisha?

    -Sali Berisha ashtë komunist i maskum, që ka eleminu të djathtën e pastër dhe i ka shkaktu shumë dëme Shqipnisë e shqiptarëve. Shpërtheu depot e armëve duke thanë se po na sulmon Jugu. Krijoi firmat piramidale, akuzohet për eleminimin e sa e sa viktimave duke i zhduk fizikisht, duke u pasuruar me gjakun e popullit shqiptar. Mbrojti diktatorët, duke mos i çu në gjyq për krimet e kryme,po luksin e argites e jamarber e shikon ti salih serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *