• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduria e kapitenit Maçolli fundos Bylis: Malota e Kasa udhëheqin Egnatian drejt Europës

-Instant, F1, Sport, Video
Maçolli



Europa është më pranë me golat e Malotës e Kasës, që i dhanë Egnatias fitoren 2-0 ndaj Bylis në javën e 32 të Superiores. Kategoria e Parë është pothuaj e prekur nga mallakastriotët pas çmendurisë së kapitenit Maçolli. Dy kartonë të verdhë në 5 minuta e lanë Bylis me 10 lojtarë. Përfituan rrogozhinasit që morën suksesin 2-0, duke konsoliduar vendin e tretë në renditje.

Lexo më tej: Video/ Egnatia e turpëron 4-0 në Shkodër, habit trajneri i Vllaznisë: “I kërkova të mijve mos shpartalloheshin”

Në fakt, ishte një ndeshje e dominuar nga Egnatia, që u mundua të imponohej në lojë përballë ballshiotëve. Shensoi gjithësesi arriti të limitojë dëmet sa mundi, por u dënua nga kapiteni i tij. Maçolli la fushën e lojës në minutën e 27, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, për një prekje naive të topit me dorë. Kapiteni vetëm 5 minuta më parë ishte ndëshkuar për një ndërhyrje të ashpër ndaj Dwamena.

Në pjesën e dytë e kuptueshme që, me një lojtarë më pak pas daljes së kapitenit Maçolli, Egnatia të zotëronte fushën. Megjithatë, dominimi u kurorëzua me avantazhin vetëm në minutën e 59’. Në zhvillimet e një goditje këndi, Malota përfito në zonë duke shënuar golin e parë. Mbrojtja e Bylis u rrëzua, sepse tani vetëm të mbroheshin nuk do mjaftonte. Hapja e skuadrës mallakastriote solli edhe hapësirat që Kasa i shfrytëzoi duke shënuar golin e dytë, në minutën e 77’. Tre pikë me peshë për ekipin e Tetovës, që sheh gjithnjë e më pranë Europën. Për Bylis tani bëhet gjithnjë e më e vështirë, mbijetesa, pavarësisht se matemtaika e lejon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *