• |
ide | kryesore

Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit

-Instant, Të fundit
rama erdogan



Edi Rama nuk ka zhgënjyer as këtë herë në shkëmbimin e favoreve para zgjedhjeve me Erdoganin. Ai ka prodhuar një video me tirta turqisht ku i drejtohet elektoratit turk të mbështesë presidentin me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 14 maj.

Në hyrje të mesazhit Rama thekson se Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, sipas tij, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Evropën.

LEXO ME TEJ:

Strategjia/ Si shkëmbejnë favore elektorale Rama dhe Erdogan 

“Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Türkiye-s të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por, në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdoğan, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Türkiye-n në shembullin e një transformimi fantastik”  thekson Rama, i cili e vë Erdoganin para ndihmës që vendet e perëndimit i kanë dhënë shqiptarëve: “tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët sipas kryeministrit Rama “ishin shumë të zënë me hallin e tyre”.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Kryeministri shqiptar në thirrjen e tij elektorale lavdëron edhe vetin ë Erdogan për të mos u përkulur: “mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia, e cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa”, thuhet në mesazhin e Ramës.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. KM Rama u ka hyrë gjuhëve ballkanike se mesazhet e kohëve të fundit i jep në serbisht, greqisht e turqisht.
    A ka marre ndonjë mesazh në shqip prej tyre apo ndonjë politikani në vende të tjera KM ynë ?!

    Sigurisht që jo…
    Gjuha është elementi kryesor identitar dhe kompleksi për gjuhën tënde është tregues i ndjenjës së inferioritetit e jo i “respektit të veçantë” për homologët.

  2. Haxhiqamili I viteve 2023 po pergatit vrimen ku te futet pas gjygjit Mc gonigal , ti shpetoje ekstradimit ne USA 🇺🇸!
    Ku jane sufllaqexhinjte haxhiqamilsa ta mbrojne nje çike .
    Rrace BASTARDE!

  3. E ndriti Shqiperin ky kryegomari dhe mbeti ta jap mend turqeve se per ke te votojn.Ky vetem fjalet gomar, turp,gerdall,thote ne kete fushat dhe i mbushet mendja se eshte lider global ti tregoj Turqis se ke te zgjedhin,hajde koqe kandari hajde🤮🤮🤮

  4. Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta mbi shtypin duket i plotë. Dhe kryesorja është se ata kanë listë pagesa në të zezë për shumicën e medias dhe natyrisht një listë të gjatë gazetarësh që janë militantë të tyre të depërtuar në media.

  5. O i pa emër sa shumë gjëra që di!!!Apo sigurisht je patronazhist dhe do të shkruar si gjithmonë gënjeshtra.A më sekt okult se Rama e rilindja e tij të lidhur me sektin më okult Sorros.

  6. Te genjen mendja felliqesir, kujton se nuk te njeh Erdogani se kush je, kujt i sherben, cfare perfaqeson, kush te mbron?! Vazhdo quravitjet e pashpresa, vazhdo zvarritjet si krimbdheu prit dakikun tend, cdo gje ka kohen e vet. Cdo gje ne kohen e duhur, asgje nuk harrohet, dashje padashje, si Ceco, do te detyrohesh qe te dorezosh te gjithe terroristet FETO (ne kundershtim me udhezimet e Soros/CIA), Turkiye’ye, per te tjerat, hersey zamanda, seni serefsiz domuz, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *