• |
ide | kryesore

Analiza e BIRN/ Në Peqin, “Faktori çam” përmbysi zgjedhjet në favor të PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Peqinit



Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë radhazi në bashkinë e vogël të Peqinit në Shqipërinë qendrore, me një kandidat të ri, i cili ka punuar më herët si drejtor i OSHEE-së, Bukurosh Reçi. Përballë tij, për koalicionin Bashkë Fitojmë, Mustafa Pashja.

Bashkia e Peqinit përbëhet nga qyteti historik i Peqinit dhe ish-komunat Pajovë, Karinë, Përparim, Gjocaj dhe Shezë. Bashkia shtrihet në një zonë kodrinore në të dy krahët e lumit Shkumbin. Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik ndërsa një institucion penitenciar përbën një burim punësimi për zonën.

Në regjistrin e votuese, Peqini numëron 30 mijë qytetarë ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ka qenë 44%. Votuesit në Peqin zgjodhën Dashnor Sulën, një ish-prokuror, si deputet për Partinë Demokratike në vitin 2005, kohë kur Shqipëria votonte në sistem zgjedhor maxhoritar të korrektuar. Që nga ajo kohë, demokratët patën avantazh në bashki, duke fituar me 51% zgjedhjet e vitit 2007 dhe 60% zgjedhjet e vitit 2011.

Situata filloi të ndryshojë në vitin 2015, kur koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ia dha Peqinin aleatit të vet të ri, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila zgjodhi Saimir Hasallën si kryetar bashkie. Hasalla fitoi me 67% të votave, një shumicë dhe përmbysje e pazakontë. PDIU e tregoi gjithashtu forcën e saj në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më vonë, kur arriti të fitojë dy mandate deputetësh në qarkun e Elbasanit, ku në territorin e Bashkisë Peqin doli forcë e parë me 70% të votave. Elementët lokalë të PDIU-së, përfshirë Hasallën, u integruan në Partinë Socialiste në zgjedhjet e mëvona. Vetë Hasalla garoi për deputet për PS-në në vitin 2021 dhe arriti të marrë mbi 11 mijë vota pëlqyese. Hasalla është shfaqur aktualisht duke bërë fushatë për Bukurosh Reçin.

Zgjedhjet e vitit 2021 ishin disi më të balancuara, ku Partia Socialiste fitoi 50% të votave, dy partitë opozitare, PD dhe LSI morën 43% ndërsa 7% ishin vota të partive të tjera apo vota të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votime ishte 44%. Numri i votuesve është rritur me 4 mijë mes viteve 2011 dhe 2023 ndërsa pjesëmarrja në votime ka rënë në 13 mijë në zgjedhjet e vitit 2021. Në krahasim me vitin 2021, kandidatët e së djathtës kanë humbur mbi 3 mijë vota ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre vendorë kanë fituar rreth 1,600 vota. /Marrë nga Reporter.al



1 Comment

  1. Te dy deputet e ashtuquajtur came ishin te denuar peër prostitucion në itali.

    Gjysëm analiza. . Ridhjerja votat i mori me kriminele. Siç i mori me tom doshin frroku ndokën prengën rrajën , roshin bushin, niçen, etj vrases tutore trafikante e banditë anembanë shqipërisë. Dhe siç ka në plan të bëjë përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *