• |
ide | kryesore

“Sulm ndaj kundërshtarit”: Disiplina i mbyll sezonin Behiratche, lojtari nuk do të luajë më për Tiranën

-Instant, F1, Sport
Behiratche



Një goditje e fortë për Tiranën, dënimi i dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së për Jocelyn Behiratche. Qendërmbrojtësi bardheblu është dënuar për 5 ndeshje, pas gjestit të bërë ndaj Gjinollarit në sfidën me Teutën në kampionat. Disiplina e ka konsideruar “sulm ndaj kundërshtarit” reagimin e tij në ndeshjen e javës së 32 të Superiores.

Behiratche zgjati krahun për të penguar kundërshtarin që ra përtokë. Fillimisht Hamiti nuk e vuri re gjestin e mbrojtësit. Thirrja në VAR e rishikimi i imazheve i kushtuan lojtarit të Tiranës kartonin e kuq. Tani erdhi edhe vendimi për 5 javë pezullim, që mbyllin sezonin dhe aventurën bardheblu të Behiratche.

Me katër ndeshje deri në fund të kampionatit, vështirë se Tirana do të paguajë shlyerjen për gjysmën e dënimit pasi të ketë kaluar derbi me Partizanin. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk pranon të rinovojë kontratën me bardheblutë dhe është në thyerje të mardhënieve me klubin. Drejtuesit vendosën të mos e aktivizonin më 23 vjeçarin për sa kohë nuk firmoste zgjatjen e kontratës. Por në emergjencë lojtarësh, Shehi gjithësesi e ka reshtuar titullar lojtarin. Ky dënim me shumë mundësi mbyll edhe aventurën e Behiratche me Tiranën, në pritje të 1 qeshorit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, penalizohet për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Skënderbeu e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, e pëson për provokim të publikut. Në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *