• |
ide | kryesore

Incidenti në Maliq/ Spaho: Dy gorilla më dolën përpara dhe më ndaluan

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka folur pas incidentit të ndodhur në Zvezdë të Maliqit. Spaho u shpreh se është përpjekur të kontaktojë me përfaqësuesit e tij, kur dy persona i kanë dalë të cilët e kanë penguar dhe e kanë shtyrë.

Spaho tha se është drejtuar në komisariatin e policisë për të bërë denoncim në lidhje me presionet dhe intimidimet që po i bëhen qytetarëve nga socialistët.

“Shkova në shkollë kërkova që të kontaktoj me përfaqësuesit e mi. Dy gorilla më dolën përpara dhe nuk më lejonin të komunikoja me përfaqësuesit e mi. I largova. Dola jashtë, njoftova policinë. Të gjithë të largohen 200 metra larg qendrës së votimit.

Erdhi i ashtuquajturi deputet me nga një bandë nga mbrapa ku nuk ka fjalë pa bërtitur, sharë dhe intimiduar. Mora një nga mbështetësit e mi dhe e largova. Prita sa erdhi policia, vendosa rregullin dhe tani do shkoj në komisariat që të bëj denoncimin. Unë kam ndjekur në zonën e Maliqit dhe kam konstatuar që ka pasur probleme komisionerësh. Ka pasur aparatura për identifikimin e personit që nuk kanë punuar. Madje në një zonë ka filluar identifikim manual sepse aparatura nuk punon.

Ka përdorur presionin, intimidimin, lëshimin e bandave për të trembur votuesit që të mos vijnë të votojnë. Tani po shkoj në komisariatin e Policisë Maliq për të bërë denoncimin”, tha Spaho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *