• |
ide | kryesore

Video/ Xabi Alonso mendon për Romën, lë pushim titullarët e 1-1 ndaj Stuttgart: fiton edhe Leipzig

-Instant, Sport, Video
Leipzig



Vetëm një barazim 1-1 për Bayer Leverkusen, që në javën e 32 të Bundesligës u përplas te Stuttgart. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Penalltia e shënuar nga Guirassy i dha epërsinë vendësve, barazoi Palacios po nga pika e bardhë. Kështu, Xabi Alonso i afrohet me një barazim ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Romës. Në ndeshjen tjetër, Szoboszlai nënshkroi fitoren 2-1 të RB Leipzig ndaj Werder. Skuadra e Red Bull është tashmë në vendin e tretë.

STUTTGART 1-1 BAYER LEVERKUSEN

Barazim 1-1 mes Stuttgart dhe Bayer Leverkusen. Miqtë u munduan të merrnin menjëherë kontrollin e lojës, duke mbajtur presionin lart, për të favorizuar qarkullimin e topit dhe krijimin e rasteve. Vendasit luajtën mbi të gjitha me kundërsulm, duke u përpjekur të shfrytëzonin hapësirat e lëna nga kundërshtarët. Edhe në pjesën e dytë Bayer luajti lojën, Stuttgart kundërsulmonte. E pikërisht në këtë mënyrë erdhi episodi që ndryshoi lojën. Në minutën e 57′ një faull në zonë i Palacios i dha mundësinë Guirassy të shënonte me penallti.

Në këtë pikë Xabi Alonso rriti presionin e skuadrës, që megjithatë nuk po arrinte të gjente hapësira dhe mbështetej në goditje standarde. Në minutën e 70′, nga një goditje dënimi erdhi një tjetër penallti, këtë herë për Aspirinat. Palacios nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kthyer ekuilibrin. Stuttgart kishte një mundësi të bujshme për të kaluar sërish në avantazh, por Vagnoman nga fare pranë nuk shënoi me kokë. Përfundoi 1-1 dhe Bayer ngjitet në 49 pikë. Xabi Alonso me lojtarët që la pushim tani mund të mendojë për kthimin me Romën në Europa League.

RB LIPSIA 2-1 WERDER BREMEN

Leipzig vuajti më shumë seç duhet, por festoi në frymën e fundit ndaj Werder Bremen. Fitorja, me aromë Champions, mban firmën e Dominik Szoboszlai. Vendasit e nisën më mirë, duke dominuar në pjesën e parë. Shumë raste të krijuara nga djemtë e Marco Rose, me rastin më të mirë të Werner që goditi lart. Leipzig vazhdoi të shtyjë dhe Szoboszlai goditi shtyllën në fund të pjesës së parë. Pas rifillimit gjërat ndryshuan dhe në pak minuta RB Leipzig u befasua. Goli i avantazhit i Nkunku u anulua nga një shtytje e Simakan ndaj Bittencourt. Pastaj vendasit pësuan golin e Werder Bremen në minutën e 70′ me devijimin fitues të Bittencourt.

Lexo më tej: Video/ Bayern asfalton Schalke 04 me gjashtë gola: Dortmund i përgjigjet me shuplakë ndaj Gladbach

Pas golit, reagimi i Leipzig ishte i menjëhershëm. Marco Rose nxorri përpara edhe Willi Orban, i cili barazoi në minutën e 87′ me një gol fantastik në harkimin e Nkunku. Fundi është drithërues. Goli i fitores së Werder u anulua nga Dinkci (offside), ndërsa ai i Leipzig vlejti 2-1 përfundimtar. Dominik Szoboszlai shtyu në rrjetë pasimin e Nkunku. Marco Rose fiton në minutën e 95′ dhe gëzon dyfish, sepse fitorja vlen vendin e tretë me 60 pikë, +1 ndaj Union Berlin (59) dhe +4 ndaj Freiburgut (56). Werder Bremen i Ole Werner ndalet në 35 pikë, në vendin e 12-të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *