• |
ide | kryesore

Flet Rama: Falënderoj demokratët që nuk votuan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



“Kjo është një fitore shumë e madhe, ndjehem shumë i vogël nga harta e fitores”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas daljes së pjesës më të madhe të rezultateve.

“Kemi nevojë që të ruhemi nga era dehëse nga një fitore si kjo. Kam shumë nevojë të shkoj në Shkodër për një tur falënderimi” – tha Rama që mes falënderimeve u drejtoi edhe një mesazh demokratëve që “iu përgjigjën thirrjes së tij për të mos shkuar për të votuar”.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël, përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore” – tha Rama. /LAPSI.al



17 Comments

  1. Kryministri falendwron qytetaret e vet qe nuk votuan. Po ata qe paguan votuesit duke u a marr kartat e identitetit peng, i harroi. Ky si Luizi, do e depresoj fitorja, mashtruesin.

  2. Rama ka te drejte te ndjehet jo vetem i lumtur por edhe krenar per fitoren e madhe kunder

    popullit opozitar. Nuk kane rendesi mjetet qe u perdoren, por rendesi ka qellimi i cili justifikon

    mjetet e perdorura. Qellimi u arrit dhe populli opozitar u mund keqas. Dite te veshtira e presin.

    Ndoshta do tu duhet ti thone lamtumire atedheut te tyre i cili nuk eshte me edhe shtepia e tyre,

    apo ndoshta do te gjejne nje David qe te ndeshet me Goliathin rilindje.

  3. ROBQIR qe vjedh zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine!
    Mos HARRO! FUNDI PO TE VJEN I SHPEJTE DHE I TMERRSHEM!
    MOS HARRO qe perballe ke SALI BERISHEN. KAQ.

  4. Ky eshte turp.
    Te thote kryemenistri “Faleminderit qe nuk votuat” vetem ne Alabnistan ndodh.
    Ne cdo vend te botes perendimore, kryeministri do ishe telendisur….

  5. “Fitorja me e madhe qe ka arritur ndonje parti ne zgjedhjet vendore”, i quajti KM 54 Bashkite e 14 majit.

    Per mua eshte edhe humbje, sepse 4 vjet me pare mori 60 Bashki dhe la per syrin e keq nje cep ne fund te Shqipërisë.

    Pse i duket 54 më e madhe se 60, ndërkohë që me patronazhistet, aktivistët , administratën qendrore e vendore, pra gjithë rrogëtarët, nëse do të donte i merrte 60 cope?!

  6. Kenaqesia eshte e pushtetit, e partise qe e mbuloje mijera te zeza, por me e keqi eshte se ne vendin tone demokracia eshte ne shterrim , e abuzim nga sekti qe ne perberije perbehet nga ishe, apo trashegimtare te kodosheve kuqale ne perberje te frikeshme. Rreflektimin e kesaj e tregojne fjalimet , presionet,bleriet,

    1. Aktualisht ne shqiperi, jo vetem demokraci nuk ka, por tendenca eshte drejt vendosjes totale te nje diktature monopartiake. Nje qeveri e korruptuar, arrogante si kjo e ketij zoterise, jo vetem nuk konsumohet, por edhe shton vota, sa edhe te burgosurit e votojne?? A ka absurd me te madh??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *