• |
ide | kryesore

Dalin EMRAT/ Cilët pritet të jenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkiak



Kur janë numëruar 766 kuti nga 941 që kishte Tirana është krijuar pak a shumë një ide mbi ndarjen e mandateve në Këshillin e ri Bashkiak. Partia Socialiste do të ketë 33 këshilltarë duke mbajtur shumicën në këtë këshill. Në këshill do të jenë pjesa më e madhe e propozimeve të bëra.

Kështu socialistët do të përfaqësohen nga Romina Kuko, Aldrin Dalipi, Megi Fino, Eridian Salianji, Etleva Bajrami, Endri Fuga, Ledia Tota, Plarent Ndreca, Sonila Qato, Luan Bregasi, Arta Dollani, Genci Hyska, Joleza Koka, Julian Hodaj, Reme Xholi, Besart Kadia, Blerina Doracaj, Gazmend Paja, Silda Çepe, Endrit Hoxha, Adelina Greca, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Glindxhet Madhi, Katerina Marku, Aldo Merkoçi, Albina Nanaj, Enio Civici, Bruxhilda Kito, Agim Kraja, Maura Linadi, Halit Valteri dhe Grejsi Bixhi.

Në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 16 këshilltarë. Ata pritet të jenë Ilir Alimehmeti, Silva Caka, Endrit Braimllari, Beti Njuma, Arben Tafaj, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi, Ilda Zhulali, Dorjan Teliti, Ana Azizaj, Artan Distafa, Albana Kepi, Jonathan Pano, Eriona Bixha, Genci Gjokutaj dhe Keda Kaceli.

Në vend të tretë është Partia Demokratike e Alibeajt që do të ketë vetëm 4 këshilltarë të cilët pritet të jenë: Enriketa Pandelejmoni, Gentjan Muça, Irisi Beleraj dhe Ervin Dushku.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit pritet të ketë 3 këshilltarë të cilët pritet të jenë: Bruno Çela, Irini Goga dhe Krenar Canollari.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të jetë Mirela Rukon si përfaqësuese ndërsa Nisma Thurje do të përfaqësohet me Endri Shabanin. Ndërsa Fabian Topollaj do të jetë si përfaqësues i Aleanca Progresiste L.ZH.K. Partia Republikane do të përfaqësohet me Albi Jahelezi dhe PDIU do të ketë si përfaqësues Alda Hasanin.

Këto mbeten gjithsesi rezultate që do të konfirmohen pasi ka ende kuti për të numëruar dhe balancat mund të ndryshojnë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Lali horri me keshilltare?!… E pabesueshme! Kur ka ndodhur?!….Kukulla po, e kemi te qarte! Te shohim si do performoje trupa e keshilltareve te opozites…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *