• |
ide | kryesore

Bad Bun zbulon këngën e tij të re, dedikim për Kendall Jenner?

Paparazzi, Slider



Bad Bunny bëri një publikim përmes Instagram Stories, me imazhin e asaj që mund të ishte kopertina e këngës ‘Where She Goes’.

Kënga doli në dritë pas daljes së tij të fundit publike me partneren e tij aktuale Kendall Jenner, në një ndeshje të Los Angeles Lakers kundër Golden State Warriors në Crypto.com Arena.

Disa fansa kanë pohuar se “Where She Goes” e Bad Bunny është një këngë kushtuar Kendall Jenner, për shkak të marrëdhënies së dukshme sentimentale që kanë shfaqur javët e fundit. Përveç polemikave që ka krijuar lidhja mes dyshes , këngëtari ftoi më shumë se 31 milionë ndjekësit e tij të shpreheshin nëse u pëlqen preview dhe u premtoi se do t’ua dërgonte këngën e plotë përmes WhatsApp.

Projekti  do të jetë kënga e parë solo e Bad Bunny e lëshuar që nga ‘El Apagón’ në shtator 2022. Ajo  vjen pasi Bad Bunny deklaroi më parë se do të pushonte nga publikimi i një albumi të ri në vitin 2023. “Po bëj një pushim. 2023 është për mua, për shëndetin tim fizik, shëndetin tim emocional për të marrë frymë, për të shijuar arritjet e mia”, tha ai për Billboard. “Ne do të festojmë. Kam nja dy angazhime sporadike dhe do të shkoj në studio, por nuk ka presion.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *