• |
ide | kryesore

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tre persona përfundojnë në spital

Lajme, Të fundit



Një automjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe kanë mbetur të plagosura tre shtetase. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Nga ngjarja janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina.

Të rejat u dërguan në spital. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *