• |
ide | kryesore

Tre mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

1, 2, Ide
Blendi Kajsiu



Mesazhi i parë dhe i qartë i zgjedhjeve lokale ishte refuzimi nga elektorati opozitar i “opozitës së vërtetë” Berisha-Meta. Duhet theksuar ky dimensión sepse berishistët po argumentojnë se kanë marrë 40% apo 500 mijë vota duke llogaritur votat për kandidatët për kryetar dhe duke injoruar votën politike për koalicionin Bashkë Fitojmë (BF). 

Është kjo e fundit, dhe jo vota për kandidatin, që tregon forcën reale politike të dyshes Berisha-Meta. Po ti referohemi kësaj vote del qartë se diferenca mes koalicionit BF dhe Partisë Socialiste është e frikëshme dhe shumë më e madhe se mes kandidatëve të këtyre dy forcave. Ndërkohë diferenca mes BF-së dhe PD-së zyrtare është shumë më e vogël se diferencia mes kandidatëve të tyre. 

Shiko Tabelën 1. 

Po ti referohemi tabelës së mësipërme rezulton se PS-ja e vetme ka marrë rreth 50% të votës në këshillat bashkiakë ndërsa koalicioni Meta-Berisha ka marrë rreth 21%. Po të kemi parasysh pjesmarrjen tejet të ulët në votimet e 14 majit (rreth 35%) vota politike që ka marrë koalicioni Berisha-Meta bie në rreth 15% të elektoratit nëse pjesmarrja në zgjedhje do ishte pak më normale, në rreth 50%.

Kjo është pesha reale politike e asaj që sot krenohet si “opozita reale” apo “opozita më e madhe” që do rrëzojë pushtetin socialist në vitin 2025. Është një peshë tejet e vogël për të prodhuar alternativë qeverisëse ndaj pushtetit socialist. 

Mbi të gjitha është një projekt në degradim politik, moral dhe elektoral, pasi ka kundër kohën, elektoratin dhe faktorin ndërkombëtar. Ndaj me shumë gjasa dyshja Berisha-Meta do marrë edhe më pak mbështetje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. 

Kjo për arësyen e thjeshtë se Berisha dhe Meta nuk humbën sepse iu vodh vota, por sepse u bojkotuan masivisht nga elektorati opozitar. Duhet theksuar ky mesazh për të gjithë ata që sot kërkojnë largimin e aktorëve opozitar në grup. Thirrja për dorëheqjen e të gjithëve në kampin opozitar thjesht mbulon refuzimin që elektorati i bëri dyshes Berisha-Meta, duke e trajtuar njësoj Berishën, Metën dhe Roland Bejkon. 

Lexo me tej:

Andi Bushati: I morën! E dinim 

E vërteta është se bojkoti i elektoratit opozitar nuk ishte kundër Arlind Qorrit apo Roland Bejkos, që një pjesë e mirë e elektoratit ende nuk i njeh. Nuk ishte as kundër PD-së zyrtare që ende nuk ka identitet politik. Bojkoti opozitar ishte kundër Berishës dhe Metës sepse ata morën përsipër protagonizmin dhe monopolizimin e opozitarizmit politik në Shqipëri duke denoncuar çdo alternativë opozitare si tradhëti. 

Këtu qëndron ndryshimi themelor mes berishizmit dhe aktorëve të tjerë politikë opozitarë që edhe pse sot janë të vegjël nesër mund të rriten. Ky është dimensioni shpresëdhënës i refuzimit të qartë të berishizmit dhe metizmit nga elektorati opozitar. Ai hap rrugën e renovimit politik dhe moral të klasës sonë politike, duke filluar nga opozita. Elektorati opozitar hodhi poshtë idenë e çuditëshme se korrupsioni i Ramës eleminohet me korrupsionin e Metës apo se berishizmi do na çlirojë nga autoritarizmi i pushtetit aktual.

Në këto kushte thirrjet apo lutjet që i bëhen sot Berishës të largohet apo të lejojë bashkimin e demokratëve nuk kanë më kuptim. Berisha nuk ka ndërmend as ta lexojë dhe aq më pak ta zbatojë vullnetin e elektoratit shqiptar. Ai prej kohësh i ka nxjerrë gishtin e mesit votuesit shqiptar që në shumicën dërrmuese e ka refuzuar. 

Detyra e aktorëve opoztarë sot është të krijojnë një alternativë qeverisëse që ngjall shpresë tek ato qindra mijëra votues opozitar që nuk dalin të votojnë prej Berishës dhe Metës. Kjo nuk arrihet as me bashkëpunim, as me mirëkuptimin dhe aq më pak me lutje ndaj berishizmit por me përballje politike, duke i treguar çdo ditë shqiptarëve se dyshja Berisha-Meta është paterica elektorale dhe qeverisëse e pushtetit të Ramës.  

Në fakt ky ishte mesazhi i dytë i qartë i zgjedhjeve lokale. Arma “sekrete” e Edi Ramës nuk është makina elektorale socialiste, nuk është gjenialiteti i tij politik, nuk është vjedhja e votës, dhe aq më pak fushata elektorale që bëri. 

Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit 

Edhe pse studiot televizive janë mbushur me adhurues të gjenialiteti politik të Ramës, e vërteta është se fushata e elektorale e Partisë Socialiste ishte mjerane. Mjafton të kujtojmë refrenin e këngës së fushatës elektorale socialiste  “Hej ça bo, hajde festo!” për të rrokur banalitetin e saj.

“Arma sekrete” e Ramës si në zgjedhje edhe në pushtet është dyshja Berisha-Meta. Pikërisht për këtë arsye fushata e tij nuk u mor fare me problemet lokale por u tha shqiptarëve:  “O unë, o Berisha/Meta”. Kjo ishte e gjithë fushata elektorale e socialistëve në të gjithë Shqipërinë. Kaq mjaftoi që Rama dhe Partia Socialiste të fitonin thellë. 

Dyshja Berisha/Meta është një bekim i dyfishtë për Ramën, si në qeverisje edhe në zgjedhje. Në qeverisje kjo dyshe shërben si incenerator i çdo skandali apo kritike të arësyeshme ndaj qeverisë Rama. Kritika e fortë që mund ti bëhet politikës së jashtëme të Ramës për aventurën e tij me Vuçiçin tek nisma e “Ballkanit të Hapur” shkërrmoqet sapo e artikulon Berisha, i cili i ofron shqiptarëve një politikë të jashtëme ku qeveria shqiptare është në konflikt të hapur me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe BE-në. Po kështu denoncimi i skandalit të inceneratorëve bëhet shkrumb e hi në gojën e Metës/Kryemadhit pasi në qendër të këtij skandali ndodhet ish ministri i LSI-së Lefter Koka. 

Zgjedhjet që fundosën fabulën me Non grata dhe pro amerikanë

Makineria Berisha/Meta jo vetëm i bën lavazh qeverisjes Rama, por edhe i garanton asaj fitore të thella elektorale pasi jo vetëm dekurajon votën opozitare, por edhe mobilizon votën socialiste. Ka me mijëra socialist që nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale. Megjithatë sapo Rama u nxjerr foton Berisha-Meta ata dalin me vrap të votojnë. 

Ama fitorja e thellë e Ramës dhe e PS-së nuk ishte plebishitare. Ajo ishte thjesht produkt i bojkotit të zgjedhjeve. Edhe në bastionet si Vlora, ku PS fitoi 70% të votës pjesmarrja në zgjedhje ishte mbi 25%. Pushteti aktual nuk ka një mbështetje mbarë-popullore sikurse propogandon Rama. 

Ai mbahet thjesht nëpërmjet patericës Berisha-Meta që dekurajon votën opozitare, mobilizon votën socialiste dhe pengon çdo përpjekje për krijimin e një alternative opozitare. Në fakt ky është funksioni politik themelor i dyshes Berisha/Meta, lufta kundër alternativës opozitare dhe jo rrëzimi i pushtetit të Ramës. Ky është mekanizmi kryesor që mban në pushtet “regjimin Rama”.

Ndaj “regjimi” Rama nuk ekziston në sensin e një sistemi politik dhe ideologjik që ka mbështetje të gjerë dhe të thellë popullore. Në këtë aspekt Rama është shumë ndryshe nga Viktor Orban në Hungari apo Erdogan në Turqi të cilët kanë ndërtuar regjime politike, ekonomike dhe ideologjike që kanë transformuar thellësisht ekonominë, shoqërinë, kulturën, institucionet politike dhe identitetin kombëtar në vendet e tyre. Për pasojë kanë rrënjë të thella në popull. Mjafton të kujtojmë që pas dy dekadash në pushtet Erdogani në Turqi mori pothuajse 50% të votës në zgjedhje ku pjesmarrja ishte 90%. 

Përmbysja e Shkodrës e rrëfyer përmes portretit të Benet Becit 

Miti i Ramës si super-politikan i pathyeshëm, me një super makineri politike, është prodhuar nga Rama dhe Berisha sepse u bën punë të dyve: forcon Ramën brenda PS-së dhe justifikon dështimet e Berishës në opozitë. Zgjedhjet aktuale treguan qartë se fitorja Ramës nuk ka lidhje as me gjeninë e tij politike, as me regjimin që ka vendosur, dhe as me vjedhjen e votës. Ajo është thjesht produkt i bojkotit masiv të elektoratit opozitar dhe i mobilizimit të elektoratit socialist. 

Pushteti aktual fitoi shumicën e votuesve, por jo të elektoratit. Ka një shumicë elektorale që është thellësisht e pakënaqur por që nuk del të votojë. Ky është një fakt shpresëdhënës sepse tregon se një opozitë alternative dhe e pakorruptuar mund ta mobilizojë këtë elektorat dhe mund ta rrëzojë “regjimin Rama” që prej kohësh tregon shenja lodhje. Elektorati opozitar tashmë është shumicë, ai thjesht është i papërfaqësuar.  

Pikërisht për këtë arësye dalja e aktorëve e rinj politik si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit është një mesazhi i tretë sa i qartë edhe pozitiv i zgjedhjeve lokale. Në një fushatë të dominuar nga dinosaurët politik, nga mediat dhe bizneset e tyre, Lëvizja Bashkë dhe kandidati i saj Arlind Qorri patën një rezultat mjaft të mirë, duke marrë rreth 14 mijë vota në Tiranë. 

Në një sistem politik ku të gjithë aktorët politik janë të djathtë, sepse përfaqësojnë interesat e elitës politiko-mediatike-ekonomike është një lajm i mirë që më në fund shfaqet një parti e majtë dhe anti-elitiste që përfaqëson shtresën e mesme dhe atë në nevojë. Pas 30 vitesh tranzicion më fund në Shqipëri po shfaqet një force e majtë që vjen jashtë klasës sonë politike thellësisht të degraduar. 

Ky është një tjetër zhvillim shpresëdhënës se më në fund politika shqiptare mund të rinovohet jo thjesht në njerëz por edhe në ide dhe debate. Një opozitë ndryshe, që bën kritikë jo thjesht denoncim, që ofron alternativë qeverisëse dhe jo thjesht riciklim. Që përfaqson interesat e shumicës së qytetarëve dhe jo thjesht të ndërtuesve të mëdhenj. 

Natyrisht shumë prej lexuesve në këtë pikë do më thonë që optimizmi im është i tepruar ndërsa shpresa e ekzagjeruar. Shumë do më thonë se “nuk je me këmbë në tokë, po fluturon!”. Atyre u them se ka momente kur duhet të përpiqesh të fluturosh që të mos zvarritesh. Dëshpërimi dhe pesimizi janë elementet bazë që e mbajnë gjallë klasën tonë politike dhe që tërheqin zvarrë prej dekadash elektoratin shqiptar. 

Pesimizmi qëndron në themel të idesë së Edi Ramës dhe mbështetësve të tij se qeverisja aktuale me gjithë defektet e saj është më e mira e mundëshme në kushtet e Shqipërisë. I njëjti pesimizëm ushqen idenë simetrike berishiste se në kushtet e Shqipërisë opozita Berisha-Meta është më e mira e mundëshme, me gjithë difektet e saj. 

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit 

Ndaj optimizmi sot nuk është emocion por akt politik dhe detyrim qytetar, nëse duam të dalim nga këneta politike ku ndodhemi prej dekadash. Bojkoti masiv i zgjedhjeve lokale është një mesazh i qartë se elektorati kërkon renovimin e klasës politike dhe jo riciklimin e saj. Elektorati opozitar e ka kuptuar se vota për dyshen Berisha/Meta përjetëson Ramën në pushtet. 

Është fat dhe burim shprese të kesh një elektorat me standarte dhe inteligjencë politike më të lartë se elita jonë mediatike, ekonomike, politike dhe intelektuale që prej dekadash i servir të njëtën çorbë bajate zgjedhësve shqiptarë duke i thënë: “haje se s’ka më mirë se kaq!” 

Shkruar për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



29 Comments

  1. Nèse dioptria e shikimit i ka ngecur kètij Kajsiut duke abstraguar paregullsitè njiherèsh institucionale nèpèrmjet gjykatès mandej komisionit zgjedhorè dhe trupave brenda sajè ,duke shikuar edhe keqpèrdorimin dhe devijimin e votès sè lirè ,pèrsèri me dioptri tè vogèl dhe prap pastaj fajin e gjenè te liderèt e vèrtetè opozitarè qè pa pasur fije pushteti lokal qè nè artikulimin e tyre ishin tè vèrtetè ,krejt kjo verbèri e kètij Kajsiut nuk mundet ndryshe tè perceptohet pèrveç se njè qèndrim i njèjtè me gangsterin kryeministèr dhe opozitèn qè i shèrbeu pèr rèmbimin e zgjedhjeve si opozitè qè bènte opozitèn e opozitès sè madhe .

    1. E kam shume te veshtire te mos ndeje njesilloj gerdie, peshtirosje te skajshme, kur lexoj analiza te tilla. Nuk eshte vetem zoti Kajsiu, jane edhe jo pak analiste te tjere, qe mbajne kete qendrim ndaj rezultatit te 14 majit; them rezultatit, sepse do te ishte e padrejte te perdorja emertimin “humbje”, apo “humbje katastrofale” te Opozites, kur faktori kryesor qe ndikoi kete rezultat ishte grabitja e votes, me te gjitha menyrat dhe mjetet e mundshme, si kurre me pare keto 30 vite.
      Me vjen shume peshtire dhe gerdi, sepse eshte skajshmerisht fyese, kur lexon apo degjon te tilla argumente, nga persona qe supozohet te kene sadopak integritet profesional. Grabitja e votes, vjedhja e saj, eshte aq e madhe, aq e dukshme, saqe eshte e pamundur te mos kesh keto ndjesi qe permenda, kur veren qe zoti Kajsiu dhe shume si ai, nuk i shohin, bejne sikur nuk i shohin , nuk duan ti shohin.
      Cdo analize nuk ka piken e vleres, eshte kot, krejt kot, po nuk u mor parasysh faktori kryesor qe percaktoi rezultatin e 14 majit.
      E te mendosh qe ky zoti Kajsiu eshte nder me te moderuarit, meqenese edhe Lapsi ia boton rregullisht shkrimet, nder ata qe kritikojne Opoziten; imagjinoni te tjeret!
      E kam thene edhe me pare, po e them prape: arsyeja kryesore se pse nje analist, apo intelektual cfaredo i majte, ben analiza te ngjashme, ka te beje me bindjen se sidoqe te jete, nje qeveri e majte eshte me e mire se nje e djathte, nje qeveri e majte e korruptuar eshte me mire se nje e djathte e tille, edhe sikur kjo qeveri e majte te jete super e korruptuar, qe vjedh sheshit si kjo e Rames, prapeseprape eshte me mire se cdolloj qeverie e djathte.

    2. O Kajsi, po rri o zotni shif punën tate.
      Ça po t’duhet ty që tregon kush është arma sekrete e Edi Ramës në këtë fitore.
      Apo do që Rama të humbasë zgjedhjet në vitin 2025.
      Me këtë armë Rama fiton deri në 2050.

      1. Po mire mo Kajsi, supozojme se vdes neser Berisha me Meten. Me verte beson qe do lejoje njeri opoziten te fitoje? Kjo eshte autokraci e paster, po s’do ta shikosh…

  2. Opozita pa logo
    Pa leke
    Pa numerues
    Dhe me emrin e like mones hajdutit ne krye te listes mori 500 mije vota more mi haleshe
    Rropqire i ndyre
    Pushtak i degjeneruar gojesperme…
    Njesoje si lule kufoma me alibajge &co.
    Mbille gojen me sifilis te llozit te ramekurvit o pise e pangopure dhe pa derman.

  3. Blendi Kajsiu eshte ndoshta gazetari me i sakte ne Shqiperi. Ndryshe nga recetat e Bushatit, qe ne vend qe te ndihmojne, shkaterrojne, Kajsiu ka nje llogjike te paster, jo-partizane dhe, me e rendesishmja, e vertetuar edhe nga koha, jo njehere por disa here.

    1. Bledi eshte nga ata qe ben gojore pa .kompromis. nuk e di nese Rama i hedh nje kocke apo e ben per pasion por ama nuk kursehet.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar shiko komentet, po të të përjashtojmë ty si kar që je, asnjë komentues nuk e mbështet këtë karin e shkrimit, përkumdrazi janë të pështirosur nga ai e mutra si ti që ndotni kudo që jeni.

  4. “Autokollona me makina të blinduar kalonte në Shkodër”, Berisha ka 1 javë që akuzon, por nuk nxjerr asnjë provë,foltorja BF nuk duhet te futej ne zgjedhje ashtu si salihu i nxorri nga parlamenti dhe nuk i la te hynin ne zgjedhjet e 2019 me pelqente pd e dyshes salih – Basha kishte mirekuptim populli i foltores ndjehej me sigurt ne opozite

    1. Legen kajsiu me pafytyresine me te madhe don te na mbush mendjen qe elektorati opozitar e ka braktisur Berishen dhe nuk doli por ky legen harron te thote qe Berisha nuk kishte komisionere ne gjysmat e qendrave te votimit se do ti kishte alibytha dhe idrizi si opozita reale. Vetem nje i pafytyre si kajsiu mund te supozoje qe pas 10 vitesh konsumim pushteti, rama merr me shum vota. Vetem nje idiot mund ta besoje kete.

  5. Kajsiu, te vetmen akuze qe ka per berishen eshte non grata (e pa faktuar, qe as vete nuk e beson), dhe nga ana tjeter nuk na sqaron pse non grata doshi (i faktuar, qe vete e beson) mori me shume vota se arlindi. Ndersa ne lidhje me meten, lefter koka ka qene dhe eshte jo socialist por me partine socialiste, kaloi me vone me lsi pas darkes se 1 prillit, dhe pastaj u be prap deputet i ps ku mori me vete edhe nacon. Ishte kryemadhi ajo qe e denoncoi sic po ben me te gjithe aferen e djegesave dhe jo rama. Prandaj mos na shit dengla duke perdorur retoriken e mafiozit. TUAF

  6. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin,doshi nuk eshte ne politike o loqe,por mbeshtet psd,kurse salihu eshte nongrata per korrupsion madhor nderhyrje ne drejtesi,i ke pare loqe sa dosje nen hetim ka salihu ne prokurori te fundit per vrasje ne tropojen qe ja futi ate mikun ne goje

    1. Po, loqja i ka pa dosjet e sales. Mikun ne goje deri tashi e ka saimir tahiri, lefter koka, arben ahmetaj aty afer, e me radhe do ta hane te gjithe, vetem pak durim. Kush eshte kryetari i psd a din gjo?

  7. Vazhdon avazin ky e shumë të tjerë që fajin e ka opozita, Berisha e Meta, pavarsisht se përmendet vjedhja.Ore mik jemi në diktaturë dhe si e tillë fitohet nga diktatori me çdo mjet dhe një nga mjetet ishte mos lejimin e demokratëve të votonin ,duke u përdorur kriminelat në administratë dhe kriminelat trafikantë.Ke dëgjuar or mik të ketë humbur diktatori venezuelan o Putin,o Lukashenko,o Erdogan me ndonjë ndryshim në zgjedhjet e fundit lokale. Bëhuni të ndërgjegjshëm nëse keni një fije moral.E nëse nuk bëheni atere jeni pro diktaturës.

  8. E kuptoj Kajsiun ne misionin e tij si bythelepires i KM-se, por nuk e kuptoj Lapsin qe si

    portal serioz pse merret me Kaisiun. Kajsiu e ka vendin tek gelbaza e Meros (tema), ku vegjetojne

    merot, minxhozet, dritanhilat, frrokcupet, lorencvangjelet , karlobolinot dhe kallepi i tyre.

  9. Talibanët e Mullah Omarit e kanë kap peng PD dhe flamurin e së djathtës. U bënë nja 7-8 zgjedhje lokale dhe qëndrore ku vetëm humbin. Humbin më keq se zgjedhjet e pas ’97 me po të njëjtat justifikime. Zgjedhjet u vodhën!
    Kush kritikon dhe mendon ndryshe është tradhëtar.
    Tradhëtar dolën Imami, Bode, Topalli….. sepse mendonin ndryshe nga Luljeta. Tani, tradhëtare jane te gjithë kta të tjerët që guxojnë dhe kritikojnë Mullah Omarin.

  10. Kajsi, pa i lexuar shkrimet e tua, te gjithe e dine se cila eshte idea: FAJIN E KA SALIU DHE META.
    Nuk eshte rastesore qe pothuajse te gjitha komentet jane negative…

  11. Vetëm 100 mijë prej tyre dolën dhe votuan logon e PD, ndërsa 250 mijë të tjerë preferuan të rrinë në shtëpi. Ky është elektorati që nuk e ka Sali Berisha nga opozita dhe nuk do ta ketë kurrë. Përkundrazi, do të rritet dhe më tej kjo masë refuzuese, nëse në PD nuk shfaqet fryma e bashkimit përtej Berishës.

  12. Edhe une e dija pa e lexuar artikullin se cfare konkluzionesh do nxirte analisti nga Kolumbia ,e megjithate e lexova deri ne fund.Kam komentuar artikujt e meparshem te tij,te gjitha kane perfundimin se Rama nuk eshte perfekt,ben ndonje gabim,por Saliu (tani edhe Meta qe cuditem pse si kane futur ne burg akoma me gjithe ato akuza nga soji i ketyre Kajsive) jane me te keqte e te keqeve.Se kush e ben nje kilometer rruge fushore me 20 e ca milione euro dihet e qenka me i miri.Do isha dakord me te gjithe analistet ( edhe shume nga e djathta) qe thone se Saliu duhet te largohet sepse humbja ishte katastrofale nese do ishin ndeshur ne nje beteje te barabarte ( nuk e them 100% se pushteti ka avantazhe shume) por te kishte partine ,me logon e fondet, te kishte komisionere ,e gjithe cka nje parti e dyte ne cdo vend te botes ,por ate nuk deshen ta lene te hynte ne zgjedhje fare.I ndaluan edhe emri.Mendoni sikur vetem nje flete e nxjere gabim nga votimielektronik do kishte anulluar zgjedhjet ne te gjitha ato zona qe e aplikuan.Thuhet se droga qe kapet nga policia ne cdo vend te botes eshte 1/10 e asaj qe trafikohet,a nuk eshte e njejta per votat qe vidhen? Po frenimi i te gjithe atyre opozitarevet per te mos votuar ( thirrja e Km ne cdo takim) a nuk eshte nje krim? Kush e di se keta bojkotuan opoziten apo paten frike nga patronazhistet e rregjimit, njelloj si dje nga spiunet e komunizmit.Megjethse nuk shoh ndonje ndryshim te madh ndremjet te djeshmit e ketij te sotmit.

  13. PatronazhistiKajsiu Kolumbise, i sheh zgjedhjet me syrin e Rusise.Analist putinist, qe objektiv godites ka opoziten, ashtu dhe sic vepron rregjimi Rama. Me cfrymezim optimist arrihet kur nje qeveri me te tere arsenalin e saj mediatik, financiar, ligjor, antiligjor, perjashto partine me te madhe nga votimet me ato anti veprime ligjore deskritituese, e me gjithate PDja e shumices, pa ata qe u perjashtuan me marifetrt e pushtetit me qendrat e votimit e listat, moriafro500,000 mije vota. Pa llogaritur doren hajdute te qeverise. Ky, analist ,,nji kajsi e pa pjekur, por i futur ne propaganden mashtruese te rilindjes, kerko te piqet ,e sheqeroset me mafien e ketij pushteti duke ia mbuluar, e zbukuruar zullumet e medha qe keta gangstere rilindas i kane bere ketij vendi, gjiyhmone ne meshimin e opinionit turbullues se fajtore na qenkanBerisha,Meta, hajduti Rama sna paska faj, sistemi i ketij pushteti,e lojrat politike ekonomike mafioze nuk kane lojtur rol, por i meshon non grates,,,,,per kete sa te mos kete fakte e argumenta,, kjo eshte shpifje e kurth politikkondraPDse e shqiptareve te vuajtur, e me ate akuze,,,Fshini prapanicen, ose me pas edhe buzet ju kajsixhinjte eLapsit, komentues.

  14. Të gjitha hapat organizativ që ka bërë Foltorja e Berishës kanë qenë devijim, shkelje e kapërcim të rregullave dhe institucioneve të PD-së. Nga fillimi e në fund. Duke u arritur deri aty, sa më 6 mars 2022, Foltorja, pra Berisha me pasuesit, vendosën që nën një sigël elektorale me emrin e Monika Kryemadhit, të dilnin kundër PD-së në zgjedhje.

  15. As ka ikur e as do që të ikë. Provoi një herë t’a maskojë qënien e tij në politikë duke bërë sikur po ikte në 2013, por në realitet nuk ka ikur asnjë ditë prej saj. Ndërsa tani jemi në kushtet kur as nuk përpiqet fare t’a maskojë qëllimin dhe dëshirën e tij për të qenë se të ketë jetë e fuqi në politikë, në krye të opozitës.

  16. Ajo që më trishton z. Kajsiu, por që ju e quani “shpresë” është pikërisht elektorati, i cili është po ai që u çmend mbas Luizit të Big Brother, pasqyrë e këndvështrimit të shqiptarëve për çka dhe si duhet t’i arrijnë mireqenien, statusin social dhe të ardhmen e tyre.

    Po kështu edhe largimi i të rinjve që shuan shpresat për një zhvillim normal të shoqërisë, ndërkohë që në zgjedhjet e 14 majit pjesëmarrja e tyre ishte në nivelin 13,5%.

    Elektorati i qëndrueshëm sot për sot janë 650 mijë pensionistët, ndër më të varfërit e Shqipërisë.

    Ku ta kërkojmë e gjejmë shpresën?!

  17. Mediokrriteti si vlera e re e moralit te regjimit Ramistanist , ne media mbahet me krenari nga ky Kajsiu.

    Ne nje vend si Shqiperia gjithesej votuan 35% e zgjedhesve, ose afro 1.2 milion zgjedhes, nga te cilet Ramistanizmi mori 700 mije vota dhe opozita 500 mije. Ndryshe, 700 mije jane afersisht 80% e administrates shteterore dhe asaj lokale nen kontroll mafioz te Ramistanizmit (afro 300 mije te punesuarx3 per familje=900 mije). Pra Ramistanizmi ka nje firo me 200 mije. Vetem nje kolltukofag si ky pyka Kajsiu e gjen problemin tek opozita nderkohe qe Ramistanizmi ka tre dekada qe punon per popullin 1 milionsh!!! Ku 900 mije i mban te punesuar. Ne fakt edhe nje idiot do kuptonte qe opozita madje ka marre shume nga ci takonte.

    Nejse. Servilet mediatik te regjimit kete pune kane: te dezinformojne dhe manipulojne realitetin.

  18. Kajsi, dmth, per Berishen vlen logjika qe duhet pare vota politike ku ai ka marre shume pak dhe jo vota per kandidatet ku ka dicka me teper. Ndersa per Levizjen e sponsorizuar nga Rama, te quajtur “Bashke” kjo logjike nuk vlen. Arlind Qorri mori rreth 14 mije vota si kandidat, por politikisht levizja Bashke mori vetem 7000, sepse gjysmen tjeter i mori Nisma Thurje. Pra edhe Arlind Qorri kaq e ka mbeshtetjen, 7000 vota, sepse gjysmen tjeter e ka me qira, ngaqe nuk nxori nisma Thurje kandidat. 7000 vota jane shume me pak edhe se Gjergj Bojaxhiu (i cili mori 16.000) dhe i mori ne rrethana shume me te veshtira se Arlind Qorri: me PD te bashkuar perballe dhe pa mbeshtetjen e aksesin e shfrenuar mediatik me te cilin “e goditi” regjimi Qorrin, duke e lejuar ne cdo ekran te mundshem, perdite, ne cdo ore. Keshtu qe mos e fry kot tullumbacen kripto-Ramiste te Qorrit, se do zhgenjehesh shume shpejt, dhe ti je shume djale i mire dhe intelektual shume i vlefshem qe te besh gafa kaq te renda logjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *