• |
ide | kryesore

Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërim të votave në Kamëz, Tiranë e Durrës

Lajme, Të fundit



Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ të 3 Bashkive, Kamëz, Tiranë dhe Dibër. Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Ndërkohë, në Tiranë, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.

Sa i përket bashkisë së fundit, ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin.



4 Comments

  1. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin

    1. Prapë dhe këtu o patronazhist Enverist.Nuk është çarë PD. Është 40% me gjithë vjedhjen kolosale që është bërë votimeve.Rri i qetë se diktatura Edviniste e ka një fund dhe kjo shpejt.

  2. Kamez , Elbasan dhe Vore duhet patjeter rinumerim . Nese nje vote nuk del e sakte duhet hedhur poshte i gjithe votime dhe duhet rivotim . Nese gjithçka eshte ne rregull , athere hallall sistemit.

  3. Shqiperia nuk i ka kushtet per votim elektronik pasi eshte problematik gje qe u vertetua ne SHBA. Shume vende perendimore nuk e kane kete lloj votimi pasi rreziku i hakerimit te sistemit dhe manipulimi eshte i larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *