• |
ide | kryesore

Vandalizëm e dëme në hotel, dy denoncime kundër Irakut. Federata e mohon: “Informacione të gabuara”

-Instant, Sport
Irakut



Polemika dhe akuza edhe para se të dilnin në fushë për Botërorin e U20 në Argjentinë. Në pritje të bëjnë debutimin e tyre në grupin E kundër Uruguait, Iraku po tërheq vëmendjen me kaosin e shkaktuar në qendrën e grumbullimit të tyre në La Plata. Kjo është bërë e ditur nga stafi i hotelit që akomodon delegacionin e Irakut. Ata kanë kërkuar madje ndërhyrjen e autoriteteve, duke denoncuar “keqtrajtime dhe akte të përsëritura vandalizmi brenda dhomave dhe strukturës”. Sipas raporteve nga AFP, denoncimi u bë në personelin e policisë të ngarkuar me sigurinë e delegacionit irakian. Megjithatë, ata mohojnë gjithçka, duke e hedhur poshtë historinë me një deklaratë të shkurtër. Aty flitet për “thashetheme të pabaza dhe informacione të pasakta”.

Lexo më tej: Vandalët e shkatërruan: Skocia rikthen muralesin e triumfit 5-1 ndaj Anglisë

VANDALIZMI

Pavarësisht mohimit të Irakut, të dhënat e para për grumbullimin “e trazuar” të Irakut filluan të qarkullojnë të enjten. Një punonjëse e restorantit brenda hotelit Dazzler u ankua se ajo kishte marrë “fyerje dhe sharje nga disa anëtarë të delegacionit irakian”. Punonjësja, sipas asaj që thuhet në raportin e policisë, kishte vendosur të mos bënte denoncim zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *