• |
ide | kryesore

Shtëpia e Messi në Paris, një pallat me qira: ku ndodhen shtëpitë e tjera e sa kushtojnë

-Instant, F1, Sport
Messi



Shpesh pyesim veten, si dhe ku jetojnë lojtarët? Si është shtëpia e Messi apo CR7? Me çfarë rehatie dhe çfarë flote makinash vijnë në këto ndërtesa. Atëherë, ja një udhëtim brenda shtëpive të ndryshme të Pleshtit nëpër botë. Sepse, është e qartë se një lojtar si ai nuk mund të kënaqet vetëm me një vendbanim.

Lionel Messi ka bërë miliona euro ndër vite. Pas gjithë sezoneve të kaluara në Barcelonë, duke përfshirë rrogat, shpërblimet personale dhe ekipore, sponsorët e ndryshëm dhe aventurën te PSG, vlerësohet se pasuria e Messi është rreth 1.14 miliardë dollarë. Natyrisht, jo të gjitha këto para janë në kartmonedha. Përveç llogarisë së madhe bankare të sigurtë, Messi ka shumë pasuri, të luajtshme dhe të paluajtshme. Prandaj është e natyrshme të pyesim se si i shpenzon paratë Messi, duke qenë se nuk ka reputacionin e CR7, si koleksionist i makinave të jashtëzakonshme.

Në fakt, argjentinasi preferon të investojë në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në shtëpi dhe hotele. Kampioni i Botës 2022 në fakt zotëron shtëpi të ndryshme në mbarë botën. Përveç asaj në Rosario, vendlindjen e tij, ai ka edhe një shtëpi në Barcelonë dhe një tjetër në Miami. Ai ka gjithashtu edhe një shtëpi në Paris, por vetëm me qira.

VILA E MESSI NË PARIS

Për momentin, nisur nga angazhimet e tij me Paris Saint-Germain, padyshim që Messi jeton në kryeqytetin francez. Shtëpia ndodhet në perëndim të Parisit dhe është shumë elegante dhe luksoze. Në fakt, siç mund të pritet nga një prej lojtarëve më të paguar në botë. Qiraja mujore e banesës së tij është 20 mijë euro në muaj.

Ndërtesa, në lagjen Neuilly-sur-Seine, është e ndërtuar në dy nivele, me mbi 300 metra katrorë sipërfaqe banimi, 4 dhoma gjumi dhe një kopsht. Në total janë rreth 2000 metra katrorë në shtëpinë ku Messi qendron me gruan e tij Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre. Ndërtesa përfshin vilën me dhomat e shumta të pritjes, 4 suita, një kinema e dhomë lojërash. Ajo ka gjithashtu edhe një pishinë të brendshme 16 m, fushë për squash dhe një palestër. Për më tepër, janë dhomat e stafit. Si dhe një shtëpi 500 metra katrorë për miqtë, që përfshin 4 suita dhe një garazh. Me pak fjalë, gjithçka që mund të duash.

SHTËPIA E MESSI NË BARCELONË

Përveç kësaj, Messi kalon shumë kohë në shtëpinë e tij në Barcelonë, qytetin e tij adoptues. Shtëpia e fundit e blerë nga argjentinasi në Katalonjë është paguar 6.2 milionë dhe është buzë detit me një pishinë në Mesdhe. Nuk mungon në të edhe një kënd lojrash, një palestër dhe sigurisht një fushë futbolli. Duke qenë e vendosur në periferi të Castelldefels, ajo ka krenarinë të jetë një nga shtëpitë më të mëdha në lagje. Është ndërtuar në formën e një stadiumi, gjë që e bën arkitekturën e saj edhe më të bujshme, si edhe domethënëse. E ndërtuar me të gjitha komoditetet e arkitekturës moderne, ajo ka një kopsht të madh të stilit anglez që rrethon ndërtesën, një living zonë të jashtme, si dhe SPA që nuk mungon.

APARTAMENTI NË MIAMI

Siç u përmend, Messi ka një shtëpi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miami. I paguar 20 milionë dollarë, ai është një apartament në katin e fundit të një qiellgërvishtësi me pamje nga deti. Dhoma e gjumit ka dritare në tre anët dhe shikon drejtpërdrejt nga oqeani. Dikush mund të pyesë përse Messi ka një apartament në Miami, duke qenë se nuk ka lidhje me atë qytet? Argjentinasi përdor qytetin e Floridës si një pikë bazë për pushime, por mund të ndodhë edhe diçka tjetër. Në fakt, kampioni i botës kërkohet nga Inter Miami i David Beckham.

Nëse marrëveshja realizohet, Messi nuk do të duhet as të kërkojë një shtëpi. Apartamenti është mjaft i rehatshëm për të akomoduar familjen e tij. E pajisur qartë me të gjitha lukset, përfshirë spa dhe palestrën, e meta e vetme është se ndryshe nga shtëpitë e tjera të Lionel, kjo nuk ka në dispozicion një fushë futbolli. Por nuk ka dyshim se argjentinasi nuk do të mundohej shumë për të gjetur një të tillë në Miami, ndoshta me ndihmën e Beckham.

BANESA NË ROSARIO

Messi zotëron gjithashtu një pronë në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Është e qartë se ai nuk jeton më në shtëpinë e tij të fëmijërisë. Ajo është vetëm një barakë tani e braktisur dhe e njohur për turistët. Lionel në fakt ka blerë një pronë pranë Rosario, e ruajtur shumë mirë dhe e fshehur në fshatin argjentinas për t’u mbrojtur nga vjedhjet e mundshme. Aty jetojnë prindërit e argjentinasit dhe pikërisht aty shkon për t’u strehuar futbollisti i PSG-së në ato pak çaste të lira që ka në dispozicion.



1 Comment

  1. “Është ndërtuar në formën e një stadiumi, gjë që e bën arkitekturën e saj edhe më të bujshme, si edhe domethënëse”
    FAKE NEWS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *