• |
ide | kryesore

Trazirat në veri të Kosovës, reagon BE: S’do t’i tolerojmë aksionet e njëanshme provokuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata në veri të Kosovës nuk është aspak e qetë, madje më e tensionuar se kurrë më parë, për shkak të protestave nga qytetarët serbë dhe përplasjes së tyre me policinë e Kosovës, pasi kundërshtojnë futjen e kryetarëve të ri në Komunat e veriut.

Duket se për këtë situatë BE dhe SHBA bëjnë fajtor qeverinë e Kosovës. Së fundmi në lidhje me këtë deklaratë, pasi ambasadorit Hovenier dhe sekretarit Bliken, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Qasja e BE mbetet e njëjtë me atë të SHBA, ku dënohen ashpër përleshjet mes policisë së Kosovës dhe protestuesve.

‘”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, thuhet në reagim.

”Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, vazhdon reagimi.

”Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës, nën lehtësimin e BE-së”, përmbyllet komunikata e BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *