• |
ide | kryesore

Zyrtarët që arrestohen për korrupsion, Rama: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama spak ps



Një sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë sot u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë kësaj here vetëm socialistëve.

Në turin e falënderimeve për ata që votuan PS-në në 14 maj, Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për partinë”.

Ndonëse nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë.

“E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje.

E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

Sot gjykata la në burg Joana Duron, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë pasi mori ryshfet 330 mijë lekë që të ndërhynte për një tender.



9 Comments

  1. E gjithe turra e druve socialiste jo vetem qe eshte e shtrember por eshte nje turre kriminale

    qe po i ben Shqiperise ate qe nuk arriten ti benin pushtuesit me te eger qe kane kaluar mbi

    kete toke. Ne saje te turres se PS, sot populli shqiptar jo vetem qe eshte me i varfer, me i palumtur

    e i pashprese, me i percare, por sipas sondazheve serioze 85 perqind duan te largohen nga syte

    kembet prej ketij vendi . ne Naje te kesaj turre sot Shqiperia nuk eshte shtepia e perbashket e

    Shqiptareve por shtepia e PS, e korrupsionit, e kriminalitetit, e trafiqeve te cdo lloji, ku njeriu

    dhe puna e ndershme konsiderohen si delja e zeze, ndersa krimineli, trafikanti , i korruptuari

    nderohen e shperblehen me ofiqe, vishen me pushtet deri edhe depudet e minister e ku

    padrejtesia merr forme ligjore.

  2. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.

    1. nese ka patur 1%demokraci ky vend,ka qene ne kohen e berishes.kjo eshte e verteta.rivdekja eshte sekt SATANIK i papare ndonjehere ne keto troje.

  3. Magari te ishte nje dru i shtrember , do te ta benim hallall edhe sikur te kishit dy , tre , dyzet apo edhe katerqind .
    Ju nuk keni nje dru te shtrember , ju jeni nje stive e tere e krijuar me drure te shtrember nga i pari tek i fundit .
    Biles , nese nuk je dru e shtrember nuk behesh dot pjese e sektit tuaj o i gjati ine .

  4. Krenaria e PS????????? Pupupupupupuuuuuuuuuuuu Po ju jeni bande kriminale nga ty i pari, tek patronazhisti i fundit o te qifsha robt. Shumica e deputeteve e zyrtareve te Rilindjes jane me se paku me nga dy emra , o kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *