• |
ide | kryesore

“Nëse City fiton Champions…”, premtimi i Noel Gallagher provokon zikaltrit

-Instant, Sport
gallagher



Finalja e Champions League mes Inter dhe Manchester City është fare afër. Qyteti i Stambollit po mirëpret futbollistët dhe tifozët që do të asistojnë ndeshjen. E të gjithë janë gati të ngrenë në qiell kupën me veshë të mëdhenj. Kreu i Oasis, Noel Gallagher, e ka gati premtimin që duhet të mbajë në rast se Citizens fitojnë.

Noel Gallagher është i fiksuar pas Champions League. Humbja e Manchester City në finalen e dy viteve më parë, ndaj Chelsea, nuk është tretur ende. E ai shpreson ta kompensojë atë zhgënjim me një fitore nesër ndaj Inter. Ai tashmë i kishte thirrur në çështje zikaltrit gjatë një interviste për Sky. Këngëtari kishte shpresuar të ndeshej me Inter në finale pasi ata janë një ekip i dobët dhe me Lukaku jashtë formës. Kanë kaluar rreth dy muaj nga ato deklarata dhe gjërat kanë ndryshuar qartë te Inter. Megjithatë, solisti i grupit anglez është gati të bëjë gjithçka për të parë City të ngrejë kupën.

Lexo më tej: Guardiola paralajmëron Inter: “Për të qenë një klub i madh City duhet të fitojë Champions”

Duke folur për kanalet zyrtare të Manchester City, Noel Gallagher zbuloi premtimin e tij nëse skuadra e Pep Guardiola fiton Champions: “Nëse fitojmë kupën dhe Haaland shënon një trigolësh, unë do të dal nëpër rrugë me të brendshme. Ky mund të kthehet në një nga sezonet më të mira të cilitdo klubi futbolli”. Një premtim provokues që tifozët zikaltër shpresojnë të mos e asistojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *