• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ SPAK kërkon dyfish burg për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama Lefter Koka Elbasan Stela Gugallja



10 vite të tjera burg për Lefter Kokën dhe 7 vite të tjera për Alqi Bllakon. Janë dënimet që prokurorët e SPAK artikuluan në gjyqin për inceneratorin e Fierit kundër ish-ministrit të mjedisit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, të përfshirë në aferën korruptive.

Nëse shpallen fajtorë, vitet e burgut reduktohen për shkak të gjykimit të shkurtuar, por ato i shtohen pretencës së mëparshme në seancën gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. SPAK i kërkoi dy javë më parë sërish 10 vjet burg për Lefter Kokën dhe 4 vite për Alqi Bllakon.

Ky i fundit akuzohet se ndërsa firmoste dhënien e konçensionin për “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, kishte punësuar të atin si “drejtor kantieri” me pagë 6 mijë euro në muaj. Llogaritet se babai i tij ka marrë 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Bllakos i është konfiskuar një shtëpi që ka pak a shumë këtë vlerë në lekë.

Shuma që akuzohet se ka përfituar Lefter Koka është shumë e madhe, diku tek 3.7 milion euro. Prokurorët e SPAK thonë se Koka kishte krijuar disa kompani dhe nëpërmjet faturave fiktive merrte para nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në këmbim të firmës për konçensionin.

Në SPAK për inceneratorët/ Pse e akuzon opozita Ëngjëll Agaçin

Koka dhe Bllako janë dy politikanët e vetëm të arrestuar për një aferë që në 30 vjet do t’i kushtojë buxhetit të shtetit disa qindra milionë euro. Por, ndërsa mbi këta të dy po shtohen vitet e burgut që kërkon prokuroria, faktet tregojnë se afera dirigjohej nga më lart.

Edi Rama dhe Lefter Koka

17 vendime qeverie brenda ditës

Sipas dokumentave që tashmë janë publikuar në media, për dhënien e koncensionit të Elbasanit nuk u angazhua vetëm Lefter Koka, por e gjithë qeveria. Një kompanie anonime dhe pa eksperiencë iu dha përmes procedurës “me negociim pa shpallje” 21 milion euro përmes një serie vendimesh të disa ministrive në datën 16 dhjetor 2014.

Kompania “Alb-tek” kishte paraqitur një “ofertë të pakërkuar” dhe paratë e buxhetit do t’i kalonin pa garë dhe pa tender, me alibinë e “emergjencës…” Brenda së njëjtës ditë ashtu siç duket lart djathtas në dokumentin poshtë, kërkesa bëhet menjëherë një draft kontratë 40 faqe…që firmoset po brenda ditës (këtu poshtë).

Kontrata per inceneratorin e Elbasanit

Kjo kontratë e hartuar dhe e firmosur i niset për marrje opinion ministrive të tjera dhe brenda ditës, studiohet, jepet mendimi, arrihet në konkluzionin që oferta është e vlefshme dhe me çmim të arsyeshëm, hartohet kontrata 40 faqe, u dërgohet ministrive të tjera, ato e miratojnë dhe kthejnë përgjigje pozitive. Brenda datës 16 dhjetor 2014, kontrata negociohet dhe mbyllet.

Me pak fjalë, do të ishte e pamundur që Lefter Koka të lëvizte të gjitha ministritë me shpejtësi rrufe për të miratuar kontratën e inceneratorit në Elbasan, prandaj veprimet e kësaj date janë një nga provat direkte se autoriteti që i miratoi inceneratorët shkonte përtej tij.

Inceneratori i Elbasanit

“Korrektësia” me pagesat e inceneratorëve

Përpikëria e qeverisë përkundrejt bosëve të inceneratorëve ka qenë e rrallë. Duke pasur miliona euro detyrime buxhetore për kompani të tjera, që realisht kryejnë punime Ministria e Financave ka shfaqur një korrektësi për t’u admiruar përkundrejt Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas. Edhe kur inceneratorët e Elbasanit e të Fierit ishin të sekuestruar nga SPAK, edhe kur të lartpërmendurit ishin në arrati, të shpallur në kërkim nga SPAK, ata i kanë marrë paratë në kohën e duhur.

Të dhënat zyrtare nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se paratë janë alokuar dhe vazhdojnë të paguhen rregullisht në afatin e caktuar.

Ky rigorozitet me të cilin qeveria i trajtoi të ardhurat e inceneratorëve edhe kur Lefter Koka ishte në burg, është një tregues tjetër se ai ishte vetëm një mekanizëm i projektit që kushton disa qindra miliona euro për djegien e mbetjeve.

Avokatia që kryeministri i bën inceneratorëve

Pavarësisht kostos politike që i dhanë inceneratorët, si një nga aferat më të mëdha të korrupsionit të zbuluara ndonjëherë në Shqipëri, kryeministri Rama vazhdon të flasë me nota pozitive për to. Edhe sot, kur ka një ish-ministër në burg, një ish-zv.kryeministër nën hetim, një ish-deputet në burg, Rama i fton qytetarët të shohin godinat që djegin plehra dhe jo ryshfetin që morën deputetët.

Fotot e montuara te Rames për inceneratoret

Madje, pas arrestimit të Kokës, Rama i mbrojti inceneratorët permes një teknike televizive të tipit “si ka qenë” dhe “si është” në vendet e grumbullimit të mbetjeve në disa qytete. Mbi inceneratorët, ai vendosi logon e Partisë Socialiste.

Por, kur u pyet për firmën e tij në një bonus-dhuratë për kompaninë e Klodian Zotos me firmën e tij, Rama u justifikua duke thënë se dosjet që i vinin në tryezë janë të shumta. Ngriti krahët për të treguar dengun me dokumenta dhe tha: “E di si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet të gjitha tak, tak, tak kështu. Dhe unë firmos pam, pam, pam!”./Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/01/22/skandali-ne-fier-policia-rreh-protestuesit-per-te-mbrojtur-grabitesit/



13 Comments

  1. Nuk e di qa do thote Ylli ne emisionin e rradhes te Grida per keta qe jan kot ne burg.Sa hipokrizi e maskarallek ka ne ket vend

    1. Pra Lefteri del prej burgut kur të bëhet gjyqi.
      Sepse me gjykim të shkurtuar i përgjysmohet dënimi.
      Lefteri i ka bërë 3 vjet më paraburgim.
      Vitet e paraburgimit shumëzohen me dy.
      Lefteri del nga burgu dhe kerkon dëmshpërblim nga shteti për vite burgu të bëra me pa të drejtë.
      Dhe dëmshpërblehet 1 milion euro.
      Po i bëj dhe unë jo 3 po 5 vite, për jo 1 milion euro, por për 500 mijë euro.

  2. NËNA JONË PARTI

    Ti parti më jep nder,
    më jep emrin shqiptar,
    ti i jep poste pa meritë,
    edhe atij që është gomar.

    Skemat Ponzi ti na i mësove,
    si rruga e vetme për zhvillim,
    ne lamë paratë në ato firma,
    partia e pafajshme me fitim.

    Fajin për çdo gjë nuk e kishe ti,
    fajin si gjithmonë e patëm ne,
    komunzimi na la fukarenj,
    ti doje të krijoje shtresën e re.

    Ti doje të nxirrje pasanikë,
    me gënjeshtra nga kursimi,
    si u treguam kaq budallenj,
    s’mund të nxirret kështu fitimi!

    Por sidoqoftë ne të falëm,
    se s’kemi memorie hiç fare,
    pasanikë u bënë politikanët,
    e ne ngelëm trokë pa pare.

    Erdhe prapë në pushtet,
    me ëndrra dhe premtime,
    i njejti avaz si më parë,
    pa vizion e pa parime.

    Ti hape piramida universitare,
    fabrika diplomash me pagesë,
    nxorre plot e plot intelektualë,
    ngelësa gjimnazi mesatarja 5.

    Ti e mbush administratën,
    me militantë dhe rryshfetxhinj,
    ti i bën për vete oligarkët,
    emigrojnë jashtë shumë të rinj.

    I njejti avaz vazhdon dhe sot,
    tërë këto vite në vend numëro,
    vidh shqiptarët dhe Shqipërinë,
    mbill varferinë mos përparo.

    Çdo mbrëmje nëpër media,
    sorrollatje nga ca analistë,
    si mercenarë me pagesë,
    të lajnë e të lyejnë këta stilistë.

    Tërë kohës veç për ty flasin,
    o moj e shtrenjta jonë parti,
    ca e kanë hallin kur do zbresësh,
    të tjerët kur në pushtet do jesh ti.

    Na kaloi jeta nëpër mitingje,
    lart e poshtë nëpër sheshe,
    ti hipe e zbrite nga pushteti,
    dhe sa krahu na e ngjeshe.

    Por ne prapë të duam shumë,
    u mësuam, pa ty s’bëjmë dot,
    kemi tërë kohës që hamë mun,
    na shkoi e tërë jeta kot.

    Veç një gjë duhet kuptuar,
    rrimë urtë ne, pa mbretëron ti,
    pushtetin thuhet se e ka populli,
    por jetojmë në shërdhatokraci.

  3. PS është e vetmja parti në pushtet që as nuk ka vrarë as burgosur e as rrahur një njëri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër që nga 1912, nuk e ka bërë dot. Ti molla e krimbur e dijes lindur rritur nen ombrellen e salihut e di shume mire vjershen e partise ku salihu militoje si komunist i thekur

    1. Ti i pamemër që kujton se Molla e dijes është lindur e rritur nën ombrellën e saliut, je thjesht një analfabet funksional. Molla e dijes është njeri i lirë. S’ke faj ti i paemër se regjimet që kanë qeverisur këto 32 vite nxorrën plot gomerë të tillë si ty. Po të lexosh me vëmendje më sipër përmenden skemat Ponzi (pra firmat piramidale që u ngritën në kohën e Saliut), e më pas universitetet private piramida, që gjithashtu u ngritën në kohën e Saliut. Sa për vjedhjen e shqiptarëve këto 32 vjet , kjo është bërë nga Pd, PS dhe LSI. Pra ç’lidhje ka ky ka vrarë apo jo? Të shpopullosh mijëra shqiptarë në këto 32 vite, është më keq se të vrasësh , sepse është vrasje me pambuk, kërcënim me bukën e gojës, me vendin e punës. Pra, si konkluzion kemi 77 vite që kemi qeverisur nga ish komunisto-spiunat. Vjershat nuk janë për gomerët, se ai që i kupton i kupton, s’ka nevojë për shpjegime.

    2. ish Partia Komuniste, ish PPSh dhe tani PS s’ka vrare e burgosur asnje? Lol, vetem nga gjoja tradhtaret e popullit ne 1944 e deri ne 2019 me ata te termentit ne Thumane qe i late vete neper pallate gjysem te shkaterruara keni vrare nja 10 mije vete deri tani.

  4. O Molla e dijes! Unë nuk e kuptoj për kë i shkruan ato poezi apo parodi? Sepse politikanët (majtas apo djathtas qofshin) as që duan t’ja dinë pasi e kanë mendjen vetëm te pushteti dhe janë munduar me çdo kusht këto 32 të largojnë nga partia intelektualët dhe zërat kritikë. Ata duan që në parti të kenë vetëm servilat, idiotët, sahanlëpirësat. Rasti i atij të paemërit më sipër e vërteton më së miri. I njëjti avaz ka qënë, është dhe do të jetë, pazar, pazar dhe vetëm pazar, do vazhdojë shpopullimi, dhe gjithmonë e më shumë do shohësh sufllaqexhinj analfabetë paemër që mbijetojnë vetëm duke thënë rroftë partia e duke bërë provokatorin apo sharësin me pagesë nëpër forume. Pyetja është: a mund të zgjohet një popull e të dëgjojë zërin e arsyes, apo do vazhdojë të vegjetojë, të shpopullohet e të ngrihet në protesta teatrale kur i thotë partia për karriget e kryetarëve, apo do ngrihet për të drejtat e veta? Po vazhduam kështu siç jemi, do shtohen analfabetët vemje që ngatërrojnë arsyen me krimbjen , ti do vazhdosh të shkruash për qejfin tënd se s’të plas ngs askush, por shpopullimi dhe vegjetimi do vazhdojë. Kush nuk do arsyen, ose do i nënshtrohet dhunës së pushtetit (kujtdo pushteti), e do bëhez shërbëtor i tij, ose do emigrojë jashtë për një jetë më të mirë.

  5. Ti i ” pa emer ” kur shkruan se ,,,, asnje Parti nga 1912 nuk e ka bere ,,,,,,,,, e ke fjalen dhe per Partine pasardhese te partise se krimit PP.qe zëvendësoi germën P me S .? Se e verteta eshte qe ky bisht i partise se krimit 1941 -1992 – 2023 eshte e vetmja ne rajon , europe qe burgjet ishin mbushur me te denuar politike dhe me e keqja me denime pertej Mandela.Pas viteve 92 kjo parti nen trysninë e gjygjeve te kohës pame dhe dënimet qesharake si dhe lojën, shfrytëzimin e preteksit te Piramidave, lufta ne Kosove shfaqjen komike -tragjike te persekutoreve te djeshëm ne rolin e shpëtimtarit .Ja ku jemi sot pas 3 dekadash te shajmë te majte e te djathte demek. Ashtu sic erdhi e gjymtuar e djathta ashtu dhe do te vazhdonte gjymtimi ne vijim.Por per fat kohet kane ndryshuar , nuk jemi me te izoluar ,te frikësuar, evolucioni ,e drejta e lirisë, e demokratise do te vazhdoje jo me nje parti ,por me Opozite te vertete.E Djathta do pastrohet nga provokatoret , tradhtaret qe te vazhdoje misionin e te gjithe martirëve qe u persekutuan nga rregjimi kriminal komunist.Ai pastrim etnik , denim i gjenocidit komunist do te behet ligjërisht

  6. Te gjithe e dine, dhe prokuroret e SPAK me mire se kushdo, se Lefteri e Bllako jane vetem hallka

    te nje zinxhiri ne doren e atij “ma nalt”, po ashtu e dine se ai eshte perfituesi kryesor i kesaj

    afere qindramiliondollareshe. Mirepo fakti eshte se populli e amnistoi me 14 Maj , pra i tha

    vazhdo perpara ne rrugen e nisur se jemi dakord. Cte beje SPAK i shkrete, si t’ia prishe

    popullit patriot e liridashes shqiptare.

  7. Shumë nga ne të sferave më të larta, mbetëm dhe pa shtëpi, se banesave ku strehoheshim u doli pronari. U hodhëm në rrugë pa punë, pa të ardhura, duke u mbështetur vetëm tek fëmijët për strehim dhe me pensionin minimal që marim si gjithë qytetarët.

    Sot, një pushtetar i lartë, nuk krahasohet me ne. Ai në këto 30 vjet të demokracisë, është bërë me dy apo tre shtëpi, ku njëra është në bregdet, ka dy-tre makina personale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *