• |
ide | kryesore

Të huajt vijnë, shqiptarët ikin, turizmi shënon të ardhura e shpenzime rekord

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të huajt po shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare. Shtimi i numrit të të huajve që po vizitojnë vendin po përkthehet dhe në më shumë të ardhura për ekonominë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga udhëtimet arritën në një nivel prej 624 milionë euro, që është rekordi më i lartë historik dhe pothuajse dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, përpara pandemisë dhe 52% më shumë se tremujori i parë i 2022-t.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të 2023 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Bankës për shumën e shpenzuar nga ata që udhëtojnë në Shqipëri dhe të INSTAT për numrin e shtetasve të huaj, rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 580 euro për kohën e qëndrimit në Shqipëri.

Ndërsa gjithnjë e më shumë të huaj po e preferojnë vendin tonë, edhe shtetasit shqiptarë po “pushtojnë” Europën, duke lënë gjithnjë e më shumë para jashtë vendit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit në janar-mars 2023 ishin 435 milionë euro, sërish një nivel rekord, me një rritje prej 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2023, është 1.394.250, duke u rritur 32,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e kombinuara të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se shtetasit shqiptarë shpenzojnë më pak kur dalin jashtë vendit, mesatarisht 311 euro për person, gati sa gjysma e një të huaji.

Ekonomisë i mbeten neto 189 milionë euro

Deri në vitin 2014 vendi kishte një bilanc neto të udhëtimeve negativ, që nënkupton që shqiptarët që udhëtonin jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt që vinin në Shqipëri.

Por, vitet e fundit, bilanci është pozitiv dhe gjithnjë në rritje. Në tre muajt e parë 2023, sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomisë vendase i mbetën neto nga udhëtimet 189 milionë euro, niveli më i lartë rekord./ Monitor



9 Comments

    1. Jo mor kastravec, e fituam kur na u liberalizuan vizat rreth 15 vite me pare. Deri atehere endeshim dyerve te Ambasadave si qener…

  1. Te huajt vine ne Shqiperi sepse aktualisht eshte vendi me i lire ne rajon, prandaj vine, jo se i plasi trapi per ne. Aktualisht per nje pushues Polak 10 dite ne Durres kushtojne me pak se 500€ ndersa ne Mal te Zi, Greqi apo Turqi minimumi 7-800€.
    Une nuk kuptoj kto palo gazetare qe bejne shkrime te tilla nuk ka asnje llogjike qe numri i turistave te meret nga doganat, ai duhet te nxiret nga hotelet te cilat duhet te paguajnë nje takse per cdo net qendrimi. Jam i bindur qe pagesa e kesaj takse eshte me pak se 10% e shifrave qe jep INSTAT-i.

  2. Mos ja qa hallin turisteve se po te ishin nga ata pa leke nuk do te frekuentonin baret e bllokut.

    Dhe s’kemi nevoje per shume numra se numrat duken sheshit… rrugeve si edhe ne xhepat e shqiptareve qe po mbushen fale pikerisht turizmit.

    Gota eshte gjysem plot edhe pse PD-ja ka marr fund.

    Do ju bejme nje opozite te re. Pa merak. 😂

    1. Barer e bllokut jane plot me shqiptare dhe jo te huaj.

      Nga ana tjeter blloku per cmimet perendimore eshte I lire.

      1. Dhe aq lire nuk eshte. Une nuk i di çmimet e Bllokut se ka shume vite qe nuk shkoj, por ne lokalet e tjera ne qender nje shishe birre kushton 400-500 Lek, ne bllok ma do mendja se eshte me shtrenjte. Ndersa ne Europe e ke 5-6Eur nje shishe.

    2. Hahaha i madh je, fiks si fabula e mbretit lakuriq. Para 3 vitesh shumica e ushqimeve ishin me lire ne Shqiperi sesa ne Gjermani, ndersa sot gati te gjitha jane me shtrenjte ne Shiperi, perjashto ketu vetem mishin dhe nje pjese te zarzavateve.
      Shko shifi lokalet shumica marin kafe dhe uje, se kola ka shku 220 Lek
      Mos na hap barkun, te lutem.
      Duket sa plot i kane xhepat Shqiptaret.
      Sa per kulture te pergjithshme, turistet Europiane qe kane 5 Lek nuk ia hedhin as qyrret Shqipërisë.
      Ne cdo vend te Europes shteti vjel direkt taksa nga turistet ndersa ne Shqiperi taksat firojne rruges…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *