• |
ide | kryesore

U kap duke transportuar 10 emigrantë ilegalë, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit
U kap duke transportuar ilegalisht 10 emigrantë, arresohet 42-vjeçari në Gjirokastër



Një 42-vjeçar është prangosur nga blutë e Gjirokastës. Ai u kap duke transportuar 10 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin. Policia njofton se arrestimi u bë në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Shtetasi A. H. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.

Pas ndekjes nga policia ai ka ndaluar automjetin dhe është vënë në pranga. Uniformat blu kanë sekuestruar automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 62”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasi A. H., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. H., me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *