• |
ide | kryesore

Edward P. Joseph: SHBA shumë e butë me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SHBA



Prof. Edward P. Joseph, analist i çështjeve të Ballkanit ka folur për situatën e vështirë që është krijuar për Kosovën në rang ndërkombëtar dhe qëndrimin që po mban Shqipëria. Në një intervistë për Syri Tv, Joseph thotë se Rama dhe Vuçiç kanë miqësi të ngushtë. Sipas tij, SHBA-të kanë qenë të buta me Serbinë në lidhje me këtë situatë, por po shpreson që kjo të ndryshojë gjatë konferencës së Antony Blinken.

“Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë me sa duket një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin Vuçiç dhe mbështesin “Ballkanin e hapur”, që unë besoj se nuk është një projekt që do t’i sjellë stabilitet rajonit, por paqëndrueshmëri dhe shikojmë se kjo nuk ndodh vetëm me Kosovën, por edhe me Malin e Zi dhe me Bosnje Hercegovinën.

Ka shumë kundërshti ndaj “Ballkanit të Hapur” dhe dyshime të mëdha, jo thjesht prej Albin Kurtit dhe shumicës së shqiptarëve të Kosovës, por edhe prej boshnjakëve, prej kroatëve dhe prej malazezëve, të cilët, që të gjithë, shohin kërcënime prej Beogradit në personin e Aleksandër Vuçiçit.

Dhe ironia këtu qëndron në faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë me këtë qëndrim për t’iu qasur dhe për t’u përpjekur duke u mundur që ta bindin Presidentin Vuçiç të largohet prej Rusisë, kur vetë qytetarët serbë po protestojnë në numra masivë kundër Presidentit Vuçiç dhe klimës së dhunës që ai ka krijuar (sipas fjalëve të tyre, është gjuha e tyre, jo gjuha ime – është gjuha e qytetarëve serbë.)

Pra, kemi një ironi të madhe këtu ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të buta me një President të Serbisë, i cili, më e pakta ka dështuar të parandalojë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në 26 maj në Kosovë.

Shpresoj që konferenca që do të mbahet prej Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, i cili vetë shpresoj do të hedhë një sy më të afërt ndaj këshillave që janë dhënë prej mbështetësve dhe do ta kuptojë mirë se përfituesit e kësaj qasjeje të keqkuptuar, se përfituesi i kësaj qasjeje është Vladimir Putin në Rusi” – thotë Joseph. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Naivitet i analistit, si dhe shumë të tjerëve si ai. Ai duhet të përqëndrohet tek lidhjet okulte, të zeza, midis Serbisë dhe disa qarqeve okulte që drejtojnë edhe qeveritë përkatëse në perëndim (Evropë+ShBA), si dhe Tiranë.

    Ky është i vetmi shpjegim i arsyeshëm për këtë përqasje dashurore që ka Perëndimi për Serbinë. Egziston në internet një foto shumë miqësore e një prej Rothschildëve me Millosheviçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *