• |
ide | kryesore

Inskenoi vdekjen në Shqipëri, italiani dënohet me një vit shërbim prove në vendin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Davide Pecorelli, itali, denim, shqiperi, makina, inskenim vdekje



Biznesmeni italian Davide Pecorelli është dënuar me një vit burg, i konvertuar në shërbim prove, nga autoritetet në vendin e tij. Ai akuzohej për disa vepra penale, më e rënda inskenim i vdekjes së tij.

Gjyqtari Marco Mezzaluna ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur të japë ndaj Pecorellit një dënim me një vit burg, por në shërbim prove. Biznesmeni që inskenoi vdekjen në veriun e Shqipërisë, do të shërbejë me punë në komunitet.

Por pavarësisht gjyqit në vendin e tij, Davide Pecorelli duhet të përballet edhe me drejtësinë shqiptare.  Ai mori një makinë me qira në Rinas dhe e dogji atë në malësitë e Pukës, bashkë me disa eshtra që ishin marrë në një varrezë të fshatit.

46 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pasi akuzohet për 5 vepra penale: “mashtrim”, “përdhosje varresh”, “shkatërrim prone me zjarr”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *