• |
ide | kryesore

Pengmarrja e 3 policëve, Natasha Kandiç bën thirrje për lirimin e efektivëve

Lajme, Të fundit



Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas marrjes peng të së tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një postim në Twitter, zonja Kandiç ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiç në Twitter.



3 Comments

  1. pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *