• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh/ Bllokohen Facebook, Instagram dhe WhatsApp

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ç'po



Nëse po përpiqeni dhe të hyni në WhatsApp, Facebook ose Instagram, por nuk po mundni, nuk jeni të vetmit. Shumë po pyesin se ç’po ndodh? Faqet e njohura sociale, të cilat janë të gjitha në pronësi të kompanisë Meta, duket se kanë disa probleme serioze.

Përdoruesit nuk mund të hyjnë në këto platformat ose të dërgojnë mesazhe. Gjithçka nisi rreth orës 20:10 të së premtes dhe mbetet ende problem. Me Facebook dhe Instagram jashtë funksionit fansat kanë nxituar në faqe të tjera për të shfryrë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.

Në Twitter kanë vërshuar nga përdoruesit që ankohen se nuk mund të hyjnë në shërbimet e Metës. Kompania Meta tha për agjencinë Reuters se ishte në dijeni të problemeve të saj.

“Ekipet tona inxhinierike janë në dijeni dhe po punojnë në mënyrë aktive zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, – tha kompania Meta.

Mijëra përdorues në faqen e internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com raportuan se kishin probleme me aplikacionet e mediave sociale të kompanisë.

Më shumë se 15,000 përdorues raportuan se kishin probleme me aksesin në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Është e sigurt se problemet kanë prekur miliona përdorues në mbarë botën që nuk e dinë se ç’po ndodh. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *